Panorama Sport (Albania)

Shpresat, një vazo më lart në short

-

Edhe pse në FSHF mundohen të shmangin euforinë dhe të ulin sa më shumë pretendime­t për sezonin e ri, përfaqësue­sja shqiptare U-21 do të ketë mundësi më të larta për një pozicionim më të mirë në eliminator­et e Europianit 2019. Në shortin që do të hidhet më 26 janar, Kombëtarja, e cila drejtohet nga Alban Bushi, do të jetë në vazon e katërt të turneut, që do të thotë se mund të ketë dy ekipe më të dobëta si rivalë. Sipas përllogari­tjeve të koeficient­eve të tre edicioneve të fundit, Shqipëria mban vendin e fundit në vazon e katërt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania