Panorama Sport (Albania)

Dështoi te bardheblut­ë, Leuka në provë te një kazake

-

Petru Leuka nuk humb kohë. Sulmuesi moldav siguron një tjetër provë, këtë herë te skuadra kazake e Altajit. Pasi dështoi në testimet disaditore me Tiranën në Turqi, ai nuk është larguar nga Antalia, pasi i është bashkuar ekipit që militon në ligën e dytë. Lajmin në fjalë e kanë publikuar mediat e Kazakistan­it, ndërsa thuhet që do të vëzhgohet për disa ditë nga stafi teknik. Kujtojmë që 26-vjeçari u pa për disa ditë nga Mirel Josa dhe ndihmësit e tij. Gjatë seancave të para stërvitore dhe miqësores me Akzhajik dha sinjale të mira, por e njëjta gjë nuk ndodhi në humbjen 3-1 me FC Tobol. Pas këtij testi, trajneri evidentoi formën e tij të dobët fizike duke e nxjerrë nga planet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania