Panorama Sport (Albania)

Cetkoviç mund të ishte i Vllaznisë

-

Partizani bëri një goditje të madhe në këtë merkato janari, duke afruar mesfushori­n Marko Cetkoviç. Malazezi ka luajtur më parë me Laçin në Superiore dhe ka treguar cilësi mjaft të mira dhe, më pas, u largua te Sarajevo. Por, në momentin që vendosi të prishte kontratën me këtë skuadër, ai ka telefonuar trajnerin e Vllaznisë, Armando Cungu, me të cilin ka miqësi dhe i ka bërë me dije se mund të dilte lojtar i lirë. Cetkoviç ka kërkuar nga shkodranët 5 mijë euro në muaj dhe këta të fundit fillimisht kanë pranuar. Por procedurat mësohet se kanë zgjatur disi dhe këtë vonesë të shkodranëv­e e ka shfrytëzua­r Partizani, që, pasi është informuar për situatën, ka kontaktuar menjëherë me lojtarin dhe i ka ofruar rreth 7 mijë euro në muaj, duke e bindur të firmoste një kontratë me ta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania