Panorama Sport (Albania)

Privatizim­i i klubit, ja relacioni i Bashkisë Vlorë

"Asetet nuk i shesim, administri­mi nga privati është efikas"

- ERMAL SIKA

Zbardhet relacioni i Bashkisë së Vlorës për privatizim­in e klubit të Flamurtari­t. "Panorama Sport" ka siguruar ekskluzivi­sht dokumentin që mban firmën e nënkryetar­it të bashkisë, Ilir Banushi. Në nisje të relacionit përshkruhe­t domosdoshm­ëria e privatizim­it të klubit, duke u theksuar fakti se bashkia e ka të vështirë për ta mbajtur klubin. "Kalimi nën një administri­m të plotë privat do ta kthente këtë shoqëri në një shoqëri efikase dhe Bashkinë Vlorë do ta çlironte nga një detyrim financiar, ligjor e moral, i cili është i vështirë, për të mos thënë i pamundur për t'u përmbushur. Kjo, për shkak se koha dhe përvoja e gjerë kombëtare dhe ndërkombët­are, mbi këto lloje shoqërish, ka treguar se të gjithë argumentet shkojnë në favor të administri­mit privat. Me vendimin nr.24, datë 03.10.2013, Këshilli i Bashkisë Vlorë ka përcaktuar që administra­ta e shoqërisë të ndërmarrë procedurat e duhura për shitjen e aksioneve të shoqërisë. Gjatë kësaj periudhe, me vendimin 39, të Këshillit të Bashkisë, datë 31.07.2014, dhe vendimin nr. 38 datë 28.07.2016, është dhënë në administri­m të plotë të kompanive "Trk Group" dhe "Atlasjet". Theksojmë se kjo formë organizimi është një formë kalimtare, deri në përfundim të procesit të privatizim­it", thuhet fillimisht në relacionin e bashkisë.

Suksesi dhe dështimi

"Përvoja e shoqërive të tjera, të kësaj natyre në Shqipëri, kanë provuar se administri­mi nga privati (individ apo shoqëri) është shumë më tepër efikas, për vetë natyrën e objektit të veprimtari­së së saj. Vetë rezultatet e arritura në këto vite e provojnë këtë. Klubet, që administro­hen

nga Bashkitë, kanë arritur rezultate jo të mira në Kategorinë Superiore, shpeshherë në kufij mbijetese. Shumica e tyre, ndonëse përfaqësoj­në ekipe me traditë dhe qytete të rëndësishm­e në vend, ndodhen prej vitesh në kategoritë inferiore. Mjafton të përmendim qytete të tilla si Lushnja, Elbasani, Berati etj. Prej vitesh, Bashkia Vlorë ka financuar këtë aktivitet nëpërmjet buxhetit të saj deri në vitin 2013. Të gjitha këto shuma kanë pasur si qëllim vazhdimin e aktiviteti­t, pasi në vetvete shoqëria nuk ka fitim". Mbyllja e një cikli

"Duke qenë një aktivitet

sportiv, por në të cilën tregu privat ka treguar se ka interes, është e mundur që të çlirohen këto fonde për t'i përdorur në një destinacio­n tjetër, ashtu si ka ndodhur dhe gjatë këtyre dy viteve të fundit. Situata e krijuar, ku të gjithë financimet janë kryer nga kompanitë e mësipërme, është një përvojë e mirë në këtë drejtim. Shumat, të cilat janë investuar në infrastruk­turë, menaxhim etj., nga këto kompani, janë të tilla që buxheti i bashkisë i këtyre viteve do ta kishte të pamundur t'i kryente. Me anë të këtij procesi, ne paraqesim objektivin për të mbyllur një cikël dhe për të hapur një cikël të ri. Menaxhimi i këtij aktiviteti nga fondet publike do të ishte kosto e madhe financiare, por dhe me rezultate të padëshirue­shme nga të gjithë", thuhet në relacionin që mban firmën e nënkryetar­it. Asetet nuk shiten

Bashkia shpjegon se procesi i shitjes së aksioneve nuk ka të bëjë me shitje asetesh, si prona, terrene, ndërtesa etj., por kjo pjesë nuk përqafohet nga administra­tori aktual i Flamurtari­t, Sinan Idrizi. "Menaxhimi i një veprimtari­e të tillë përballet shpesh me vendimmarr­je të vështira, të cilat legjislaci­oni aktual nuk ka mundësinë t'i plotësojë. Në radhë të parë, për vetë objektin e veprimtari­së së saj dhe specifikat e tjera që kërkohen për realizimin e objektivav­e të shoqërisë, kohën e ushtrimit të veprimtari­së, kapitalin e tyre etj. Për këto shoqëri ka një vakum ligjor dhe administri­mi i tyre si kompani publike është tepër i vështirë. Kjo e vë në vështirësi menaxhimin e një shoqërie, që ka një objekt të tillë veprimtari­e nga ana e një Bashkie, kushdoqoft­ë ajo dhe pavarësish­t financave të saj. Në një shoqëri me administri­m privat, këto pengesa nuk ekzistojnë. Për të saktësuar përfundimi­sht autoriteti­n

kompetent, i cili ka të drejtë të shesë aksionet e shoqërisë, në muajin shkurt 2016, i jemi drejtuar me shkresë Ministrisë së Ekonomisë dhe kemi marrë përgjigje se autoriteti, i cili mund të kryejë shitjen, është vetë përfaqësue­si i shoqërisë, bazuar në ligjet ' Për ankandin' dhe ' Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare'. Në këtë mënyrë, mendojmë se Bashkia Vlorë e ka rrugën e hapur për të vazhduar më tej procesin e nisur. Gjithashtu më parë është bashkëpunu­ar me një ekspert të fushës, i cili ka përgatitur dhe një guidë me hapat e duhur për këtë çështje. Gjatë kësaj periudhe, ashtu siç është pasqyruar edhe më parë, janë marrë konsultime me publikun dhe janë zhvilluar sondazhe të ndryshme në lidhje me pjesën e kuotave që mund të shiten. Duhet theksuar se procesi i shitjes së aksioneve ka të bëjë me procesin e shitjes së një të drejte për pjesëmarrj­e në aktivitete sportive dhe përfitimet përkatëse që rrjedhin nga kjo, procesin e shitjes së emrit të klubit dhe të gjithë atë që ky emër përfaqëson. Pra, është një proces që nuk ka të bëjë me shitje asetesh", përfundon relacioni i bashkisë.

 ??  ?? Faksimile e relacionit të Bashkisë Vlorë për klubin
Faksimile e relacionit të Bashkisë Vlorë për klubin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania