Panorama Sport (Albania)

Reza Karimi, gati për shpërthimi­n

-

Reza Karimi po kthehet gjithnjë e më shumë në një idhull të tifozërisë korçare, kjo falë të dhënave të mira që ka si lojtar, teksa në Korçë po presin me padurim që ta shohin në fushë me fanellën e ekipit. Lojtari i afruar në merkaton e verës ka qenë edhe shumë i kërkuar edhe nga trajneri italian Agostineli, por dokumentac­ioni e mbajti jashtë ekipit për pjesën e parë të sezonit. Tashmë që gjithçka është rregulluar, ai është i bindur se mund të bëjë mirë në kampin bardhekuq. "Jam shumë i lumtur që u bashkova me skuadrën. Shpresoj që të jap më të mirën gjatë pjesës së mbetur të sezonit, pasi luftojmë për titullin kampion. Me nevojitet kohë që të përshtatem, por besoj se pas 2-3 javësh do të jem gati. Skënderbeu është një skuadër e madhe dhe dua të jap kontributi­n tim në luftën për titullin. Erdha këtu sepse ky klub i vlerëson talentet dhe, nëse luaj mirë, kam mundësinë për t'u transferua­r në të ardhmen në një skuadër të madhe europiane", u shpreh në prononcimi­n e tij të parë si lojtar i korçarëve Karimi. Iraniani shihet si një nga talentet e së ardhmes te skuadra e Skënderbeu­t, por edhe në vendin e tij. Klubi kampion ka praktikuar strategjin­ë e promovimit të lojtarëve të rinj dhe më pas shitjen e tyre, duke arkëtuar jo pak përfitime financiare. Duhet thënë se korçarët kanë qenë një nga klubet e vetme që vitet e fundit kanë përfituar financiari­sht në këtë mënyrë, duke krijuar edhe një traditë të mirë. Ll. Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania