Panorama Sport (Albania)

Rei Manaj i bashkohet Çanit te Piza

-

Pjesën e dytë të sezonit Rei Manaj do të luajë si lojtar i Pizës në Serinë B italiane. Sipas gazetarit italian të mirinformu­ar mbi transferim­et e lojtarëve, Xhanluka Di Marcio, bisedimet mes Interit dhe Pizës janë mbyllur me sukses në mesditën e djeshme. Sulmuesi në pronësi të Interit do t'i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares, Edgar Çanit për të qenë në dispozicio­n të Gatuzos për pjesën e mbetur të sezonit. Gjithashtu, në portë do të gjejë Samir Ujkanin. Ky i fundit, sipas mediave italiane, luajti një rol të madh në vendimin e bomberit për t'iu bashkuar Pizës. Manaj u huazua nga Interi te Peskara verën e shkuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania