Panorama Sport (Albania)

Milani e mbyll kampionati­n aty ku është

- Nga Alesandro Kostakurta

ë dyja skuadrat duhet të fitonin dhe provuan ta bënin këtë gjë, ndaj asnjëra nuk është e kënaqur me barazimin. Ndaj Torinos, Bertolaçi më pëlqeu shumë dhe ishte ndeshja që më ka bindur totalisht. Luante si mesfushor i brendshëm, por shkonte shpesh në zonë për të ndihmuar Bakën. Beloti është një lojtar i jashtëzako­nshëm dhe vuri në vështirësi të gjithë repartin e Milanit. Ai përmirësoh­et nga ndeshja në ndeshje dhe gjatë kësaj kohe po kap vlerën që Torino i ka vënë në merkato. Ngjason shumë me Shevçenkon, i cili nuk përdorte forcë, por taktikë dhe teknikë. Ai bëri që Paleta të rrezikonte shumë herë në pjesën e parë duke bërë presing lart drejt Obit. Edhe Romanjoli nuk bëri një ndeshje të mirë dhe ishte i pasigurt që në fillim. Ai thuajse nuk fitoi asnjë duel me Belotin dhe ishte në vështirësi kur sulmuesi i Torinos merrte topa vertikalë. Madje, nuk më pëlqeu aspak protesta e tij për kartonin e kuq. Ishte diçka e dukshme dhe dua të them se nuk bëri ndeshje pozitive. Reparti i sulmit të Milanit ishte në një ditë jo shumë të mirë, pasi Baka lëvizte shpeshherë dhe nuk shërbehej nga shokët e skuadrës. Kjo do të thotë se mes tyre nuk ka pasur marrëveshj­e në shumë raste. Kjo është diçka që duhet rregulluar shumë shpejt për të pasur rezultate pozitive. Në minutat e fundit, edhe trajneri mund të kishte bërë zgjedhje më të mira, pasi Lapadula mendoj se do të ishte më i vlefshëm sesa Niangu. Nga ndeshja që pashë, kuptova që Milani mund ta përfundojë kampionati­n në pozicionin që është tani. Tri skuadrat e mësipërme janë shumë të forta dhe cilësisht më të mira. Pas një fillimi shumë të mirë, mendoj që Milani po vazhdon të përmirësoh­et dhe do ta mbyllë kampionati­n mirë. Vazhdoj të mendoj që Milani është një skuadër në rritje, por ka përballë skuadra të forta. Kuqezinjtë e shohin Interin si një stimul për të arritur sa më larg dhe këta të fundit duhet të bëjnë më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania