Panorama Sport (Albania)

Ja prapaskena­t me Deulofeun, Galiani: Jemi duke biseduar

-

Objektivi i madh i Milanit në këtë merkato quhet Xherard Deulofeu. Gjatë këtyre ditëve, kuqezinjtë kanë pasur kontakte të shumta me drejtuesit e Evertonit, por dje është zbuluar se një nga pengesat e mëdha të transferim­it të tij në Milano është klauzola që ka me Barcelonën. Milani mund ta transferoj­ë mesfushori­n thjesht si huazim, pa asnjë detyrim dhe pa asnjë të drejtë. Kjo do të thotë se Evertoni nuk ne ka të drejtën për të marrë vendime përfundimt­are për shitjen e lojtarit. Ky është ekskluzivi­tet i Barcelonës. Megjithatë, Galiani është optimist dhe ka thënë se bisedimet po vazhdojnë. "Duhet kohë. Jemi duke biseduar për transferim­in e tij. Soza? Bashkë me trajnerin kemi vendosur që të qëndrojë te Milani. Ai nuk do të largohet", ka thënë administra­tori i skuadrës kuqezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania