Panorama Sport (Albania)

Ndaj Napolit, pa Romanjolin dhe Lokatelin

-

Përmbysja ndaj Torinos i ka kushtuar shtrenjtë skuadrës së Milanit dhe trajnerit Viçenco Montela, i cili sfidën ndaj Napolit duhet ta përgatisë pa dy lojtarë shumë të rëndësishë­m të formacioni­t të tij. Bëhet fjalë për Romanjolin dhe Lokatelin, të cilët do të humbasin një duel shumë vendimtar për fatet e sezonit. Të dy për shkak të kartonëve. Lokateli plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa Romanjoli mori karton të kuq pas një ndërhyrjej­e ndaj Belotit në minutat e fundit. Vendin e tyre pritet ta zërë Gustavo Gomez dhe Kuçka, por Montela ka kohë për t'i menduar ndryshimet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania