Panorama Sport (Albania)

Juventusi, logo e re “e kopjuar” nga një fabrikë... sallamesh

Akuza për kopje edhe nga Zhezus dhe tenisti Soderling

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

“Ta lëmë të shkuarën prapa, përfshirë edhe humbjen me Fiorentinë­n". Të hënën në mbrëmje, në Muzeun e Shkencës dhe Teknologji­së, në Milano, Juventusi ka prezantuar logon e re, një revolucion total kundrejt së kaluarës, sepse ndërsa gjithmonë ka figuruar një stemë normale, mes ngjyrave bardhezi dhe një zebre, tani e në vazhdim klubi bardhezi do të ketë vetëm një "J", më saktë një dopio "J", të dizenjuar nga kompania "Interbrand­s". Prezantimi i kësaj logoje është shoqëruar nga një mbrëmje madhështor­e, me shumë të ftuar "VIP", ku ato që spikatën ishin modelja Emili Rajtakovsk­i dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, të cilat tërhoqën si me magnet shumë prej lojtarëve të "Zonjës së Vjetër", për të bërë foto me to, por edhe dy stilistët "Dolce & Gabbana" e shumë e shumë të tjerë. Video madhështor­e që shoqëroi këtë risi vijoi me deklaratën e presidenti­t të Juventusit, Andrea Anjeli, i cili u pa shumë i sigurt për hapin e ndërmarrë: "Logo e re përkufizon stilin dhe na mundëson komunikimi­n dhe mënyrën tonë të të qenit, gjithmonë duke ecur me kohën, pa frikë nga ndryshimet dhe natyrisht në kërkim të fitores së radhës". Tifozët sulmojnë

Por, nëse krerët e klubit dhe lojtarët ishin të gjithë të ekzaltuar, ata që nuk e kanë pritur mirë kanë qenë tifozët. Të paktën, pas shpalljes së logos së re kanë ardhur me miliona reagime, ku kryefjala ka qenë "shokimi" i tyre, sepse me sa duket kjo risi nuk u ka pëlqyer atyre. "Po bëni shaka me siguri?!", ishte komenti më i shpeshtë, i shoqëruar shpeshherë edhe më logon e vjetër, e cila gjithsesi do të qëndrojë në fanellë deri në fund të sezonit. Dhe pa dyshim që një protestë e tillë ul disi entuziazmi­n në klub, ndonëse askush, duke nisur nga Andrea Anjeli, s'ka ndër mend ta ndryshojë.

Sa akuza për kopje!

Sikur të mos mjaftonin pakënaqësi­të e komenteve, në media dhe sidomos në rrjetet sociale kanë nisur të dalin edhe akuza të mundshme në lidhje me kopjimin e kësaj logoje të re të Juventusit, i cili thjesht ka zgjedhur mes disa punimeve. Ajo që ka bërë më shumë bujë lidhet pa dyshim me ngjashmëri­në e frikshme mes logos së re të bardhezinj­ve dhe një fabrike sallamesh e proshutës në Spanjë, "JJ Carreras", e cila është në treg që prej vitit 1986. Pa dyshim që satira dhe ironia nuk ka munguar. Një tjetër sulm ka ardhur nga ish-mbrojtësi i Interit, aktualisht te Roma, Zhuan Zhezus, i cili nuk ka ngurruar pa postuar mendimin e tij për "vjedhje" në rrjetet sociale, duke iu referuar dy germave "J" të emrit të tij. Edhe ish-tenisti Robin Soderling, fitues i 10 "ATP"-ve në karrierë dhe numri 4 në botë deri në vitin 2010, përpara se të tërhiqej, ka reaguar, duke u

mbështetur më shumë te grafika e njëjta e përdorur, pavarësish­t se inicialet e emrit nuk kanë lidhje me "J"-në e Juves. Tjetër "kopje"

Kjo nuk është hera e parë që Juventusi është i përfshirë në një çështje kopjimi. Prezantimi i fushatës së abonimeve për sezonin

2015-2016 i "Zonjës së Vjetër" shihte fytyrën e një vajze të vijëzuar bardhezi që festonte, e njëjta me atë që kishte përdorur skuadra spanjolle e kategorive inferiore Badajoz, një gafë e cila bëri shumë bujë mes njerëzve që merren me marketingu­n e Juves.

Porto ironizon

Në fund, nuk ka munguar edhe reagimi i rivalëve të ardhshëm në Ligën e Kampioneve, Porto, të cilët kanë bërë një postim sfidues dhe ironik: "Kompliment­e për logon e re! Fat të mbarë, duke nisur nga korriku!".

 ??  ??
 ??  ?? Logo e kompanisë spanjolle të sallameve e proshutave, "JJ Carreras"
Logo e kompanisë spanjolle të sallameve e proshutave, "JJ Carreras"
 ??  ?? Logoja personale e mbrojtësit të Romës, Zhuan Zhezus.
Logoja personale e mbrojtësit të Romës, Zhuan Zhezus.
 ??  ?? Logoja e ish-tenistit Robin Sonderling
Logoja e ish-tenistit Robin Sonderling
 ??  ?? Logoja e Juventusit për fushatën e abonimeve 2015-2016, e kopjuar nga skuadra amatore spanjolle, Badajoz.
Logoja e Juventusit për fushatën e abonimeve 2015-2016, e kopjuar nga skuadra amatore spanjolle, Badajoz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania