Panorama Sport (Albania)

"Juvja më e forta, por rivalet do ta kapin"

-

"Juventusi nuk ka dyshime që mbetet skuadra për t'u mundur, por më duket se prapa tyre ka skuadra të pajisura për ta kapur, madje do ta kapin, sepse i tillë është sporti, i tillë është futbolli. Ai që qëndron gjithmonë në krye shërben si pikë referimi, si stimul, prandaj kjo forcë do të bëjë që ndjekëset ta kapin sivjet Juven". Klaudio Ranieri bën një analizë të shkurtër rreth italianëve dhe pas Juves, ndalet te dy trajnerët më të diskutuar të momentit, Antonio Konte dhe Masimilian­o Alegri: "Nuk e di nëse Konte do të fitojë titullin, por unë ia uroj me zemër. Alegri drejt Premier Ligës? Ne italianët vlerësohem­i shumë në Angli dhe unë e këshilloj që Maks ta provojë këtë aventurë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania