Panorama Sport (Albania)

Për Benzemanë, u refuzua ofertë e çmendur

-

Reali i Madridit ka refuzuar një ofertë shumë të madhe në merkaton e janarit, për të shitur francezin Karim Benzema. Ka qenë klubi i Tianjin, i drejtuar nga trajneri Fabio Kanavaro, që e ka kërkuar me ngulm. Presidenti Florentino Perez ka qenë i joshur nga kjo mundësi, pasi mund të arkëtonte një shifër që kalonte 80 milionë eurot, por vendosi ta refuzojë për shkak se janë të dënuar për blerje në janar dhe e kishin të pamundur që të gjenin një zëvendësue­s ideal. Edhe trajneri Zidan ka qenë kundër kësaj lëvizje, duke qenë se Morata nuk e ka bindur mjaftueshë­m për të qenë titullar stabël.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania