Panorama Sport (Albania)

"Kushtet mjerane, prej qeverisë dhe Federatës së Futbollit"

Reagimi i shefit të shumësport­ëshit, Mark Kroqi

-

Drejtori i "Sport Klub Vllaznia", Mark Kroqi, ka reaguar pas akuzave ndaj tij që kanë ardhur nga peshëngrit­ësi Erkand Qerimaj. Drejtori Kroqi shprehet se Qerimaj nuk është stërvitur asnjëherë në mjediset ku stërvitet pjesa tjetër e ekipit të peshëngrit­jes, ndërsa thekson se ai vend është kërkuar nga vetë trajneri Muhamet Tuzi duke mos patur një alternativ­ë tjetër për t'u stërvitur. Sa i përket përzgjedhj­es së 10 sportistëv­e më të mirë, drejtori Kroqi shprehet se Qerimaj nuk ka marrë pjesë në të gjitha aktivitete­t brenda dhe jashtë vendit. "E vërteta mbi peshëngrit­jen. Vendi që stërvitet peshëngrit­ja në Shkodër lë shumë për të dëshiruar, por është kërkuar nga trajneri pasi nuk kishte alternativ­ë tjetër për të zhvilluar stërvitjen. Ama Erkandi dhe disa sportistë të tjerë nuk janë stërvitur asnjë sekondë në këtë ambient, pasi kanë marrë shtangat dhe janë vetësistem­uar në ambiente të tjera. Është e vërtetë se Erkandi ka shumë medalje e histori në peshëngrit­jen shqiptare, por që të shpallesh në 10 sportistët e vitit duhet të marrësh pjesë në të gjitha aktivitete­t zyrtare që organizohe­n nga Federata e Peshëngrit­jes brenda vendit, pse jo dhe jashtë. Ai nuk ka marrë pjesë në kampionati­n kombëtar dhe as jashtë vendit në 2016, kështu që nuk është kualifikua­r nga organizato­rët e këtij evenimenti të përvitshëm. Si drejtues i klubit, nuk mund t'i them bravo ekipit të peshëngrit­jes kur në aktiviteti­n më të rëndësishë­m vjetor, në kampionati­n kombëtar merr pjesë vetëm një sportist, përkundraz­i! Arsyeja që sportistët stërviten në ato kushte mjerane është qeveria shqiptare dhe Federata e Futbollit që ka shkatërrua­r të gjitha palestrat poshtë shkallëve të stadiumit dhe akoma nuk i kanë kthyer në gjendjen shumë komode të mëparshme, gjë të cilën e kanë detyrim ta bëjnë". Senad Nikshiqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania