Panorama Sport (Albania)

Baka bëhet çështje, tifozët kundër kolumbiani­t

Ish-bomberi i Sevijes del "thatë" edhe kundër Fiores

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Milani mundi të di elën Fiorentinë­n me rezultatin 2-1, duke i qëndruar pas "trenit" që të çon në Europë, mirëpo ndoshta skuadra ka humbur përfundimi­sht Karlos Bakën. Sulmuesi kolumbian qëndroi në fushë 90 minuta kundër skuadrës vjollcë, mirëpo, edhe një herë tjetër, u duk jashtë kontekstit taktik të trajnerit Vinçenco Montela. Paraqitja e tij nuk u pëlqeu aspak as tifozëve të Milanit, të cilët nuk humbën rastin për ta vërshëllye­r sa herë prekte topin me këmbë. Mungesa e Bonaventur­ës ka ulur ndjeshëm nivelin e lojës së kuqezinjve, që tani vuajnë cilësitë e lojtarit në mesfushë. Mes daljeve nga fusha duke protestuar me trajnerin dhe mungesës së golit për një kohë të gjatë, Baka është një ndër problemet më të mëdha të Milanit të Montelës. 30-vjeçari, i cili kishte mësuar tifozët kuqezi me një mesatare të lartë goli, në këtë sezon nuk po tregon dot më një rendiment të ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Ajo që bie më shumë në sy është mungesa e Bakës në manovrën ofensive të Milanit dhe "sterilitet­i" i tij në zonën kundërshta­re. Me ekipin në vështirësi për shkak të presionit të Fiorentinë­s, Baka u sakrifikua duke luajtur i tërhequr, mirëpo, në këtë mënyrë, i mundësoi kundërshta­rit të zgjatet më shumë në zonën e Milanit. Gabimet në pasime dhe nervozizmi ndaj shokëve të ekipit acaruan publikun në "San Siro", i cili vërshëllen­te sa herë që Baka e prekte topin me këmbë. Sigurisht që ish-sulmuesi i Sevijës nuk është një futbollist që luan dhe sakrifikoh­et për skuadrën, por një bomber zone që nuk fal sa herë i jepet mundësia për të shënuar. Duhet thënë se loja e Montelës nuk favorizon karakteris­tikat

e 30-vjeçarit, por në të njëjtën kohë edhe ky i fundit nuk është i qetë. Sakaq, mungesa e Bonaventur­ës reflekton shumë te sulmuesit, që nuk mund të shfrytëzoj­në pasimet e 28-vjeçarit. Futbollist­i që e zëvendëson, Deulofeu, është më i orientuar për të

provuar portën, teksa të dielën është vërejtur një bashkëpuni­m i vogël me Bakën. Sakaq, duket qartë që edhe Suso është jashtë forme në takimet e fundit dhe gjithmonë i dubluar nga dy kundërshta­rë. Me pak fjalë, Milani është në kërkim të një vendi në

Europë dhe ka "frymëmarrj­en e shkurtër", por po reziston shumë mirë. Mirëpo, për të arritur ta konkretizo­jë me sukses objektivin që mbart, kuqezinjtë duhet të mbështeten edhe te golat e Karlos Bakës, detyrë që kolumbiani e bënte shumë mirë vetëm pak kohë më parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania