Panorama Sport (Albania)

Dëmtim prej... shokut

-

Ndodh edhe kështu. Në minutën e 84-të të takimit u regjistrua një rast sa qesharak, aq edhe i hidhur. Mesfushori i Laçit, Regi Lushkja, u përplas me shokun e tij të skuadrës, Harrallamb Qaqi, duke u dëmtuar rëndë. Lushkja la fushën e lojës me barelë dhe sot pritet të përcaktohe­t shkalla e dëmtimit. Në këtë fillimviti, bardhezinj­të i ka ndjekur tersi, pasi më parë janë dëmtuar rëndë titullarë si Bllazho Rajoviç dhe Taulant Sefgjini, të cilët ende nuk janë të gatshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania