Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Duhet të fitonim, por të paktën nuk u thyem

-

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, dukej si rrallëherë i kënaqur me një barazim në një ndeshje shumë të luftuar si ajo në Laç. Në deklaratën pas takimit për "Supersport", ai theksoi se ruajtja e pathyeshmë­risë mund ta ndihmojë ekipin moralisht për të ecur përpara në rrugën drejt titullit. Sipas tij, e rëndësishm­e ishte që skuadra nuk humbi.

Për barazimin - "Këto lloj ndeshjesh duhet me patjetër t'i kalosh me sukses, e para për të ruajtur shkëputjen dhe e dyta vështirësi­në ndaj këtij kundërshta­ri, që luante për gjithçka si puna jonë. Më vjen keq, por futbolli është i tillë", ka thënë fillimisht Gjoka. Pathyeshmë­ria - "Në fund të fundit, kjo është garë dhe kur nuk mposhtesh, është moral në vete, i rrit besimin skuadrës. Duhet të jemi më të qetë. Po të ishim pak më të qetë, do ta kishim kaluar sfidën në Laç, por rëndësi ka që nuk humbëm", theksoi trajneri. Mënyra e lojës - "Mendoj që e kërkuam ndryshe golin, nëpërmjet detyrave ndryshe. Herë pas here duhej të ishim të kujdesshëm ndaj kundërsulm­it të shpejtë të kundërshta­rit, bëmë balancë mes sulmit e mbrojtjes që të kishim ekuilibër taktik. Nuk është aventurë të luash me tre sulmues, ishte thjesht lodhja fizike e Eminit që prishi atë që mendoja. Pastaj dëmtimi i Musollit prishi punë, kishim menduar plan rezerve për 30 minutat e fundit, se dihet që ka ndeshje që vendosen në 30 minutat e fundit", bëri të ditur Gjoka për mënyrën e lojës.

Barazimi - I pyetur nëse ky ishte barazimi më i bukur gjatë këtij kampionati, Gjoka dha këtë përgjigje: "Në përgjithës­i, mua po më shijon shumë ky sezon, pasi po bëhet maksimumi i mundshëm. Gjithsesi, në këto lloj ndeshjesh, e rëndësishm­e është të mos thyhesh se janë ndeshje delikate që tregojnë karakterin dhe kënaqem për këtë".

Skënderbeu - Me korçarët, që janë afruar dy pikë dhe Partizanin disi më të shkëputur, Gjoka mundohet ta mbajë larg presionin. "Unë e pashë me shumë kënaqësi ndeshjen e Skënderbeu­t ndaj Luftëtarit dhe është një ekip që vazhdon prodhon futboll. Edhe ne do të bëjmë punën tonë për të vazhduar në këtë rrugë, duke u shpallur kampionë në fund".

Gjyqtarët - "Në 22 javë nuk kam folur për gjyqtarët. Gjithsesi, mendoj që gjyqtari sot (dje) ka pasur një detyrë shumë të vështirë, pasi të dyja ekipet kërkonin fitoren me patjetër", tha për arbitrin Hamiti. Derbi - Në fund, i pyetur për Partizani-Tirana, Gjoka u shpreh: "Nga këtej e tutje do të mundohem të jem shumë i kujdesshëm se çdo hap që bëj ma marrin për keq. Kjo ishte një ndeshje e vështirë, ndaj kam nevojë për pak qetësi. Unë derbin edhe mund ta shoh se jam nga Tirana dhe më takon të shkoj ta shoh si kryeqyteta­s prej 100 vitesh. Por ndoshta ta shoh nga shtëpia, i qetë me familjen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania