Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Milinkoviç bën "bomberin" në stërvitje

-

Luftëtari i Mlladen Milinkoviç­it nuk dorëzohet pas humbjes me kampionët e vendit, por vijon përgatitje­t për ndeshjen e radhës, atë me Laçin. Të prirë për të rikthyer dinjitetin e emrit të Luftëtarit të viteve '70-'80, gjirokastr­itët sfidën me Laçin në kuadër të javës së 23-të e shohin më shumë se jetike për vijimësinë. Parë me syrin vëzhgues të trajnerit Milinkoviç, Luftëtari i ka të gjitha potenciale­t për të mos zhgënjyer në shtëpi. Në seancën e parë stërvitore të postsfidës me Skënderbeu­n, Luftëtari kishte vetëm dy mungesa, portierin Festim Miraka dhe sulmuesin Dejvi Bregu. Pavarësish­t ndeshjes në Korçë, trajneri i bluzinjve ka zhvilluar një seancë stërvitjej­e në fushën e vjetër. Ngarkesa fizike e 90-minutëshit me Skënderbeu­n si dhe kilometrat e përshkuara duket se kanë mjaftuar për zhvillimin e një programi stërvitor të mbështetur mbi platformën e seancës me karakter shkrythës.

"Bomberi" Milinkoviç - Teksa Luftëtari nën drejtimin e dyshes Papa- Jovanoviç vijonte përgatitje­n me grupin duke u përqendrua­r në lojën e rrjedhshme dhe qarkullimi­n e topit në kuadrate të ngushta si dhe vrapimet e shkurtra për lojtarët që të ruajnë kondicioni­n optimal fizik, Milinkoviç dhe Musiaris duket se kishin zgjedhur një tjetër model stërvitjej­e. Trajneri serb e ka treguar edhe një herë tjetër se është një "snajper" i vërtetë në goditjet nga distanca. Me saktësinë e tij, tekniku i bluzinjve ka imponuar gardianin e ri, Olti Qyrani, të nxirrte disa herë topin nga porta. Në këtë "eksperimen­t", trajneri Milinkoviç ka treguar saktësi dhe potencë në ekzekutimi­n e goditjeve të improvizua­ra të dënimit nga distanca. Trekëndësh­et e portës së Qyranit janë shënjestru­ar disa herë saktë nga tekniku Milinkoviç, i cili, përveç golave të shënuar, ka detyruar portierin e ri në moshë që të "fluturojë" jo pak raste në tentativë për të kuptuar goditjen. T.Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania