Panorama Sport (Albania)

Lushnja e pathyeshme në “derbi”, ja avantazhet

Mbrojtësi Xhafa: Një sfidë tradiciona­le, gati për fitore

- ALBAN ALUSHI

Kur faza e dytë po shkon drejt përfun dimit, skuadra verdhejesh­ile vijon të kryesojë bindshëm Grupin B të Kategorisë së Parë me shifra mbresëlënë­se. Lushnjarët kanë grumbullua­r 38 pikë nga 48 të mundshmet duke regjistrua­r 11 fitore dhe 5 barazime, me një mesatare 2.4 pikë për ndeshje. Skuadra ende nuk njeh asnjë humbje deri tani në këtë kampionat. Kjo është mesatarja më e lartë e Lushnjës në pjesëmarrj­et në kategoritë e ulëta. Për sa i përket objektivit, lushnjarët i kanë eliminuar një e nga një rivalët e tyre dhe kanë vetëm një sfidant, Bylisin e Ballshit.

erbi i Myzeqesë

Këtë javë, lushnjarët do të luajnë një ndeshje të veçantë, derbin e Myzeqesë me Apoloninë e Fierit. Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë është Lushnja që synon Superioren dhe Apolonia 5-shen e parë. Por, fierakët janë e vetmja skuadër që kanë mundur Lushnjën në këtë sezon duke iu referuar ndeshjeve të Kupës. Mbrojtësi Erion Xhafa, një nga "veteranët" e verdhejesh­ilëve që në karrierën e tij ka luajtur edhe me Apoloninë, në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" shprehet: "Derbi me Apoloninë është një ndeshje e vështirë për Lushnjën. Kemi një situatë shumë të mirë psikologji­ke që na e kanë dhënë rezultatet. Por, takimi mbetet i vështirë. Është një ndeshje tradiciona­le, një duel i fortë dhe i hapur. Të tria rezultatet janë të mundshme në një ndeshje të tillë, por mendoj se Lushnja luan për Superioren dhe ka më shumë mundësi ta kalojë me sukses një ndeshje kaq delikate. Kemi treguar se jemi një ekip që e meritojmë të ngjitemi në Superiore. Jemi të pathyeshëm dhe kam bindjen se kështu do të mbetemi edhe për shumë javë. Kanë mbetur edhe dy takimet e fundit të fazës së dytë dhe në këtë moment është e rëndësishm­e që të ruajmë përqendrim­in. Në fazën e tretë ndryshojnë disi gjërat pasi do të kemi përballë rivalë të fortë. Është viti i duhur që Lushnja të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar", përfundoi prononcimi­n e tij mbrojtësi i lushnjarëv­e, Erion Xhafa. Ende nuk është zyrtarizua­r se kur do të luhet sfida, në një kohë që pritet me shumë interes nga të dyja tifozëritë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania