Panorama Sport (Albania)

Zhgënjejnë afrimet në merkato, rrezikohet mbijetesa

-

Është përkeqësua­r jo pak situata e librazhdas­ve, të cilët, pas humbjes në Lushnjë, renditen të parafundit në klasifikim. Kështu ekipi i Sopotit rrezikon seriozisht mbijetesën, teksa pjesa më e madhe e sezonit ka kaluar. Afrimet e bëra në janar dhanë përshtypje­n se ekipi do të përmirësoh­ej dhe do të ishte ndryshe nga ai i fazës së parë, por këto tri ndeshjet e para po tregojnë të kundërtën. Lojtarët e afruar nuk po tregojnë atë që pritet, me përjashtim të Buzit që ka qenë më aktivi në skuadër. Faza përgatitor­e dhe ndeshjet miqësore në fillim të vitit ishin një faqe tjetër për ekipin e Sopotit, që në tri miqësore arriti tri fitore radhazi duke krijuar shpresën se Sopoti i pjesës së dytë të sezonit do ishte tjetër, por rezultoi thjesht një iluzion. Pavarësish­t kësaj, stafi dhe grupi i lojtarëve kanë besim se do dinë si t'ia dalin dhe të ngrihen, pavarësish­t vështirësi­ve që po hasin. Ledion Qoshku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania