Panorama Sport (Albania)

Riberi nis stërvitjet, në stol me Hamburgun

-

Frenk Riberi ka zbarkuar në fushën e blertë ditën e hënë për t'u stërvitur. Ylli francez ka bërë stërvitje individual­e me top, si dhe ka nisur vrapin. 33vjeçari pritet që ditët në vijim të grumbulloh­et me skuadrën. Trajneri Ançeloti parashikoi të premten e kaluar se Riberi do të riaftësohe­t në kohë për ndeshjen e së shtunës kundër Hamburgut në shtëpi. Kujtojmë që Riberi pësoi tërheqje muskulore në kofshë në fund të janarit. Mjekët bavarezë parashikua­n 2-3 javë mungesë, por në fakt nuk rezultoi e saktë. Ndërsa Boateng nuk ka qenë ende gati. Operacioni i tij në shpatull rrezikon edhe pjesëmarrj­en në Londër. Ançeloti parashikoi edhe tri javë pushim për qendërmbro­jtësin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania