Panorama Sport (Albania)

“Gjahtarët”“Gjahtarët” e e golit,golit, Pejiç dhe Ekuban ndezinndez­in duelinduel­in e e titullitti­tullit

Kukësi nuk ka humbur kurrë këtë sezon, Partizani fiton gjithmonë kur shënon Ekuban

- GENTJAN ALINANI

Modernia dhe klasikja janë në "luftë" prej disa kohësh me njëra- tjetrën. Jo vetëm si një filozofi jete apo mode, por edhe si një pjesëz futbolli. Modernia dhe klasikja në skemat e përdorura nga trajnerët e futbollit, strategjit­ë për të fituar ndeshjen, por mbi të gjitha në mënyrën e të luajturit. Rreshtat e mësipërm nuk janë thjesht filozofi. Mjafton të uleni pranë ekranit sot, në orën 14:00 për të parë duelin e hekurt që do të luhet në "Zeqir Ymeri" mes Kukësit dhe Partizanit. Me shikimin e mprehtë, me "armët" e kalibruara, me "fishekët" me vete dhe gjithë "armatimin" e duhur për të çarë mbrojtjet kundërshta­re do të zbresin në fushën e lojës Pero Pejiç dhe Kaleb Ekuban. I pari, 34-vjeçar, 190 centimetra i gjatë, autor i 13 golave në Kategorinë Superiore të këtij viti. I dyti, 22-vjeçar, 182 centimetra i gjatë, 10 gola të shënuar me fanellën e kuqe. Dueli në largësi mes dy bomberave të këtij kampionati është lajtmotivi i kësaj sfide, edhe pse ai kryesori është titulli kampion. Për ta fituar titullin duhet të shënosh dhe për të shënuar duhet të kesh sulmues të këtij lloji. Të dy liderë, të cilët kanë udhëhequr dy skuadrat drejt triumfeve dhe që vërsulen si të çmendur në çdo cep të fushës për ta dërguar topin në rrjetë.

Gjahtarë-Pero Pejiç dhe Kaleb Ekuban janë dy golashënue­sit më të mirë të kampionati­t deri tani dhe kjo gjë e përligj më së miri rëndësinë dhe peshën që kanë pasur në ecurinë e të dyja ekipeve. Fusha e lojës për ta është si një "lëndinë" e blertë për gjahun e radhës. Pero Pejiç ka arritur të shënojë i pari në një ndeshje të Kukësit 9 herë, ndërsa Ekuban 6 herë. Kroati i verilindor­ëve ka 5 gola nga penalltitë, ndërsa sulmuesi i Partizanit nuk ka shënuar asnjë penallti. Me golat e tyre u kanë dhënë skuadrave pikë shumë të vlefshme që i mbajnë ende në garë për titullin kampion.

Tabutë- Kukësi nuk ka humbur asnjë ndeshje në këtë kampionat dhe si rrjedhojë edhe sa herë shënon Pejiçi. Ose më thjeshtë: kur Pejiç shënon, Kukësi nuk humbet. Mirëpo, Ekuban ka një statistikë akoma më interesant­e. Sa herë shënon ai, Partizani fiton gjithmonë. Në këtë kampionat, nuk i ka shënuar ende Kukësit me fanellën e kuqe, ndërsa Pejiç ka arritur të jetë vendimtar në një "finale" të tillë. Në ndeshjen e luajtur në Kukës, Pejiç shënoi golin vendimtar që i dha 3 pikët Gjokës. Kjo gjë e motivon më shumë Ekubanin, që këtë herë të jetë ai heroi i sfidës... Parashikim­et janë të kota. Thjesht ngrini siparin që gjigantët të dalin në skenë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania