Panorama Sport (Albania)

Bajerni nuk ka mëshirë, i shënon 8 gola Mavrajt

Kampionët dhurojnë spektakël, Levandovsk­i shënon tripletë

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Hamburgu përjeton "cunamin" e radhës në Mynih. "Uragani" Bajern përpin Mavraj & Co, duke ofruar një spektakël mbinatyror në tempullin e futbollit bavarez. Kjo ka qenë një humbje fotokopje dhe rekord në historinë e Hamburgut ashtu si ajo e dy viteve më parë, kur u mundën me të njëjtin rezultat në "Allianz- Arena" ( 0- 3 HT; 0-8 FT). Në 7 ndeshjet e fundit në shtëpi Bajerni i ka shënuar 44 gola (8:0, 5:0, 8:0, 3: 1, 9: 2, 5: 0, 6: 0) duke e shokuar ekipin verior dhe e shndërruar në tabelë qitjeje portën e tyre. Vidal shkakton dridhjen e parë ( 17') të tërmetit 8 ballësh dhe më pas tronditja vazhdon me tri dridhjet e Levandovsk­it (24', 42', 54'), golin e Alabës (56'), dopietën e Komanit (65', 69') dhe Robeni i bën hi në fund ( 87'). Suksesi 8- 0 ka qenë edhe një dhuratë mjaft e këndshme për Karlo Ançelotin, për të cilin ishte ndeshja e 1000-të si trajner në 22 vite karrierë. Jubile ka festuar edhe Manuel Nojer, për të cilin ishte ndeshja e 100-të në Bundesligë pa pësuar gol. Hamburgu shthuret, Bajerni e shkërmoq

Në mungesë të Alonsos, Tiago dhe Vidal formojnë dopiogjash­tën difensive në mesfushë, ndërsa Myler pozicionoh­et prapa Levandovsk­it në rolin 10 në sistemin 42- 3- 1. Ai shkëlqen duke dhënë dy asiste dhe fituar një penallti. Riberi grumbulloh­et, por qëndron në stol. Ndërsa qendërmbro­jtësi shqiptar i Hamburgut, Mërgim Mavraj, e nis nga minuta e parë. Hamburgu e starton me guxim ndeshjen, aq sa deri në minutën e 17-të raporti i gjuajtjeve në portë ishte 0-2 për ta. Por në minutat e mbetura çekuilibro­hen. Vendësit marrin stafetën dhe Vidal shënon golin e avantazhit nga 16 metra. Një minutë më pas, Levën e ndal traversa. Ndërsa në minutën e 24- t,

Lahm nga e djathta pason te Myler, por sulmuesi bavarez pengohet nga Mavraj dhe gjyqtari Dankert me të drejtë akordon penallti. Levandovsk­i gjuan dhe shënon golin e dytë. Më pas Levandovsk­i humb dy shanse me kokë (29', 33'), por e finalizon në minutën e 42-të, duke përfituar nga rrëmuja dhe shkujdesja e mbrojtjes.

Roben "deh" Mavrajn dhe vulos 8-0

Hamburgu e nis sërish

mirë pjesën e dytë, ku Sakai (46') dhe Gregoriç (50') rrezikojnë portën e Nojerit. Më pas tifozët shohin festivalin e golave dhe shthurjen e dytë të ekipit mik. Adler i pret gjuajtjen Robenit ( 52'), por Levandovsk­i (54') dhe Alaba çojnë në 5-0 rezultatin për dy minuta. Është hera e 36-të që Levandovsk­i shënon më shumë se dy gola në një ndeshje të Bundesligë­s. Vetëm legjendat si Gerd Myler, Jup Hajnkes, Manfred Burgsmyler dhe Klaus Fisher kanë shënuar më shumë sesa polaku. Leva çon në 19 kuotën e golave këtë sezon në kampionat. Ançeloti freskon formacioni­n me Sançes, Koman dhe Rafinja. Bajerni nuk ndiente ngopje. Ylli francez Koman shënon dopietë për 4 minuta (65', 69'). Ndërsa në minutën e 87- të, Roben driblon lehtësisht Mavrajn dhe vulos 8-0. Të mërkurën Bajerni pret në shtëpi Shalken në çerekfinal­en e Kupës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania