Panorama Sport (Albania)

Përgatitje­t mbyllen në shi, "ngujim" para ndeshjes

-

Tirana ka mbyllur përgatitje­t dje. Në një seancë të larmishme, por pa ngarkesa, bardheblut­ë i kanë dhënë dorën e fundit javës antiFlamur­tar. Shiu nuk është bërë pengesë për djemtë e drejtuar nga Mirel Josa. Ky i fundit është përqendrua­r te situata e lojës, duke këshilluar mbrojtjen dhe sulmin. Sakaq, fokusi u zhvendos edhe te goditjet standarde. Kryeqyteta­sit janë të dënuar për të fituar sot ndaj kuqezinjve. Kur numërojnë 4 humbje radhazi, tashmë as "X"-i nuk do t'u bënte punë. Pas barazimit të Luftëtarit ndaj Laçit, ky është shansi për t'iu afruar vendin të 4-t, por edhe për t'iu shkëputur ekipeve që rrezikojnë. Për të mbajtur grupin sa më të qetë dhe larg zhurmave, skuadra është grumbullua­r gjatë pasdites në rezidencën e zakonshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania