Panorama Sport (Albania)

Ervis Kaja "Nuk ishte penallti"

-

Shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të verdhë, por Kaja nuk është dakord me asnjë nga vendimet e kryesorit Myrtja. Sipas mbrojtësit të Korabit, Ribaj u pengua me këmbët e veta dhe është rrëzuar. Futbollist­i, gjatë deklaratës së dhënë për "Panorama Sport", është shprehur se kryesori gaboi rëndë në akordimin e 11metërshi­t. "Në momentin që topi po shkonte drejt Ribajt, ai ndaloi. Të njëjtën gjë bëra edhe unë e më pas ai ra në tokë. Nuk kishte kontakt dhe nuk e kuptoj se pse u dha ajo penallti. E përsëris që nuk shkaktova ndërhyrje për 11-metësh", ka deklaruar Kaja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania