Panorama Sport (Albania)

Kamza drejt elitës, mund Ilirinë dhe... baltën

Luhet në një fushë patatesh, Rezi vendos sfidën

- ABDULLA DUSHKU

Kamza bën detyrat e shtëpisë dhe merr fitoren e 15- të të këtij kampionati. Ekipi është rikthyer të luajë në stadiumin e vet në një fushë që ngjante si moçal me baltë dhe pellgje uji. Një terren shumë i vështirë, që ka penguar lojtarët në lojë. Sfida është vendosur nga goli i vetëm i Rezit në minutën e 30-të.

Ndeshja

Që në minutën e 13-të vjen kërcënimi i parë në portën mike, ku Boci kroson dhe portieri me vështirësi e nxjerr në korner. Megjithatë, kamzalinjt­ë e zhbllokojn­ë shpejt rezultatin. Mehmeti shërben për Rezin, që godet menjëherë në ajër në zonë dhe 10. Goli ka sjellë qetësi te kamzalinjt­ë që sulmojnë vazhdimish­t, por nuk finalizojn­ë siç duhet. Në fraksionin e dytë, skuadra e Ilirisë luan bukur duke balancuar lojën, por krijon edhe raste për shënim. Kështu, në të 47-ën është Bardhi që lëshon një predhë nga 25 metra, që detyron portierin Lamellari të kryejë një pritje të bukur. Në të 53-ën është Elmazi që godet fuqishëm nga 20 metra, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Në të 58-ën, Enco Malindi shkund këpucët nga balta me një gjuajtje mjaft të bukur, por pret portieri Baku. Në të 63- ën, fushë-krujasit kanë rastin më të pastër për të barazuar, kur Obejes del i vetëm me portierin kamzali, por nuk ia del të shënojë. Në të 80-ën ka një dëmtim të mbrojtësit të Kamzës, Ali Boci, që del përkohësis­ht me barelë dhe rifutet pas dy minutash në kohën kur Kamza kishte bërë të tria zëvendësim­et. Në të 87- ën, Çekiçi me pak kujdes mund të dyfishonte. Me këtë episod merr fund dhe kjo sfidë, ku

Kamza nuk di të ndalet. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli ka thelluar diferencën me 12 pikë nga Erzeni i vendit të dytë dhe 13 nga Besëlidhja e vendit të tretë, që do të luajë nesër ndeshjen e saj ndaj Burrelit. Kamzalinjt­ë kanë bërë një superkampi­onat

deri tani dhe janë pretendent­ët kryesorë për t'u ngjitur në Superiore. Edhe pse do të përgjysmoh­en pikët në fazën e tretë, diferenca që ka krijuar Kamza i bën shumë optimistë drejtuesit se do të jetë pikërisht kjo skuadër që do të rikthehet në elitë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania