Panorama Sport (Albania)

Montela: Fitojmë për Berluskoni­n, arbitrat më kanë borxhe

-

Fitorja kundër Fiorentinë­s ka rritur besimin në shtëpinë e Milanit për kualifikim­in e skuadrës në kompeticio­net europiane. Mirëpo, për të konkretizu­ar me sukses këtë objektiv është e nevojshme që kuqezinjtë të fitojmë sot përballë Sasuolos, që në "Mapei" nuk numëron asnjë humbje kundër "Djallit". Në vigjilje të sfidës, Montela tha: "Kur fiton ndihesh mirë, pasi në fund vetëm rezultati është i rëndësishë­m. Sasuolo është një kundërshta­r kompakt, që ka dëshmuar se mund të fitojë përballë çdo skuadre dhe Milani këtë gjë e di shumë mirë. Duhet të bëjmë kujdes te Berardi, i cili është shumë i aftë për të gjetur golin. Mirëpo, edhe ne kemi treguar se sivjet mund të mposhtim çdo ekip". Klubi po bëhet gati për një ndryshim epokal, por nuk është e programuar asnjë festë për ndeshjen e fundit të Silvio Berluskoni­t në krye: "Momenti që më ka emocionuar më shumë ka qenë firma e kontratës si trajner i Milanit. Ia kam thënë shpeshherë edhe Galianit, që ai, së bashku me presidenti­n, kanë kurorëzuar ëndrrën time të madhe dhe do t'i falënderoj gjithmonë. Sakaq, dua të them se nuk kam asnjë peng për sa i përket marrëdhëni­es sime me Silvio Berluskoni­n, pasi jam i bindur që kam dhënë gjithçka. Kam folur me presidenti­n pas fitores kundër Fiorentinë­s, që ia dedikova atij, ndërsa bashkëpuno­j çdo ditë me Galianin, i cili i qëndron shumë pranë Milanit. E ardhmja? Nuk jam i shqetësuar, pasi përqendroh­em çdo ditë te puna ime dhe jam i bindur që do të qëndroj për shumë kohë në drejtimin e Milanit". Në fund Montela u ndal në disa tema: "Në ndeshjen e parë, kundër Sasuolos, gjyqtari vërshëlleu një penallti bujare në favorin tonë, mirëpo unë nuk kam folur kurrë për arbitrin, edhe kur ata kanë marrë vendime të padrejta ndaj skuadrës sime. I pranoj vendimet e gjyqtarëve dhe nuk i komentoj kurrë, këtë e thotë trajneri i Milanit, që ndihet pak "borxhli" me gjyqtarët. Bonuçi-Alegri? Shembulli duhet të vijë në momentin më të vështirë dhe mendoj se Masimilian­o ka vepruar drejt".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania