Panorama Sport (Albania)

"Nuk jam penduar që qëndrova, Roma decizive"

-

Samir Handanoviç tashmë është i bindur për të qëndruar në Milano, sepse më në fund tek Interi kanë ardhur drejtuesit e duhur, plani i të cilëve i pëlqen portierit slloven, që premton besnikëri: "Është e vërtetë që në të kaluarën kam pasur dyshimet e mia, por sot e them me bindje se nuk jam penduar që kam qëndruar tek Interi, një klub në të cilin të gjithë ëndërrojnë që të luajnë. Pastaj, gjërat kanë ndryshuar në drejtimin e duhur së fundmi, sepse me ardhjen e 'Suning'-ut në krye të skuadrës duket sikur gjithçka ka startuar nga e para dhe brenda klubit dhe ne lojtarëve na është krijuar ndjesia se mund të arrijmë objektiva të mëdhenj së bashku, mund të shkruajnë edhe një herë tjetër historinë". Mbrojtësi ekstrem i zikaltërve kërkon që t'i thurë elozhe edhe trajnerit Stefano Pioli, katalizato­ri i kthesës së fortë të Interit: "Trajneri erdhi që në fillim shumë i karikuar dhe me entuziazmi­n, por edhe me idetë e tij na tërhoqi të gjithëve në të njëjtin drejtim dhe sot e kësaj dite ai meriton një mirënjohje tepër të madhe nga ana e të gjithëve, - vazhdon 32-vjeçari, i cili fokuso- het më pas te ndeshja me Romën, duke paralajmër­uar për kujdes shokët e tij. - Unë jam realist dhe nuk fshihem kur them se ndeshja me Romën është decizive për të ardhmen tonë, për mundësinë e arritjeve të objektivav­e që i kemi paracaktua­r vetes. Nuk them se presioni është i gjithi nga ana jonë, sepse edhe për ata është jetike kjo ndeshje, por natyrisht që ne

duhet të bëjmë kujdes dhe nuk duhet të bëjmë më hapa falsë, sepse nëse duam të shkojmë në Champions duhet të fitojmë duelet direkte me skuadrat që kemi përpara, pikërisht Romën dhe Napolin. Sa na tremb Roma? Aq sa kanë treguar... Brenda pak ditësh i kam parë t'u shënojnë nga katër gola Fiorentinë­s, Vijarealit dhe Torinos...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania