Panorama Sport (Albania)

Sot, 300 ndeshje në drejtimin e Atletikos

-

Në 7 janarin e vitit 2012, Diego Simeone u ul për herë të parë në pankinë si trajner i Atletikos. Nga ajo kohë kanë kaluar shumë dhe vetë argjentina­si nuk e kishte imagjinuar që mund të bënte kaq mirë në drejtimin e këtij ekipi. Deri tani e ka drejtuar skuadrën në 299 sfida dhe sot do të jetë e 300-ta për të. Nga këto ndeshje, ai ka arritur të fitojë 187, që do të thotë 66% të fitoreve. Ai ka barazuar 61 ndeshje dhe 51 humbje. Lojtarët që ka aktivizuar më shumë janë Koke, Gabi dhe Huanfran, ndërsa futbollist­ët që kanë arritur të shënojnë në epokën e tij janë Grizman me 74, Falkao me 58 dhe Diego Kosta me 56 gola. Simeone do të mbahet mend si trajneri që zbriti në fushën e lojës edhe talentin shqiptar Keidi Bare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania