Panorama Sport (Albania)

0 zëvendësim­e, Italia kthehet 27 vite pas...

-

Ishte ndeshja për të bërë histori nga ana e shqiptarëv­e dhe në njëfarë mënyre do të mbahet mend gjatë, por personi që mendoi ta fuste këtë ndeshje në librat e historisë së kombëtares italiane ishte trajneri Xhampiero Ventura. Në sfidën ndaj Shqipërisë ai nuk bëri asnjë zëvendësim, duke e mbyllur ndeshjen me të njëjtët lojtarë që e nisi. Tekniku donte të eksperimen­tonte deri në fund me skemën 4-2-4 dhe për këtë fakt nuk ndryshoi. Diçka e tillë nuk ndodhte nga dhjetori i vitit 1990, kundër Qipros. Nga ana tjetër, rivali i tij Xhani De Biazi i bëri të tria zëvendësim­et duke tentuar të ndryshonte diçka gjatë ndeshjes, për shkak se Shqipëria pësoi dy gola.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania