Panorama Sport (Albania)

Kola: Josa më bëri armik, “Bobi” pret t'i falin titullin

"Josa po flet si president, e dua kampionati­n në kryeqytet"

- OLSI TUJANI

Idrejtpërd­rejtë dhe i prerë në deklaratat e tij. Ish-futbol listi i Tiranës, Agustin Kola, në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport" ka deklaruar se Tirana nuk rrezikon mbijetesën, ndërkohë që ka pranuar se dëshiron që titulli të qëndrojë në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Kola flet për ngjarjet e fundit në kampionat. Ai ka një përgjigje për Josën, mikun që e cilësoi "armik", por edhe për Starovën, një nga trajnerët pretendent­ë që po lufton për titullin kampion. "Edhe ne, në kohën tonë, ishim më vetëm se kurrë dhe kemi luajtur e kemi fituar", tregon ndër të tjera Kola, si për të qartësuar se titulli nuk luftohet, por fitohet.

Kola, Tirana në ndeshjen e fundit në Kukës luajti thuajse me ekipin e dytë. Si e patë atë ndeshje?

Nuk di të them nëse Tirana toleroi apo jo. Ama, dëgjova pas ndeshjes trajnerin që tha se 'ekipi nuk luftoi' dhe unë nuk e kuptoj si mund ta thotë diçka të tillë7 Pse kush tjetër duhet ta bëjë skuadrën që të luftojë po nuk e bëri ai7 Pse, çfarë është Mireli aty, president7­9 Ai e sheh çfarë brumi ka në ekip: Si mund ta thotë trajneri që ekipi nuk luftoi7 Nëse ai s'e fut në luftë, i bie që nuk është trajner, por punëtor fushe. Nuk ka pse të flasë të tilla gjëra, por të dalë dhe të thotë hapur që atë nivel ka në përbërje dhe kaq janë mundësitë.

Pas asaj që ndodhi në Kukës, në rast se do të ishit trajner apo lojtar i Tiranës, a do motivohesh­it për të luajtur fort ndaj Partizanit?

Të them të drejtën, derbi ka specifika të tjera. Me sa po shoh unë, Tirana po luan më së shumti me djem të rinj, mirëpo në derbi kërkon lojtarë me përvojë. E patë edhe Mesin se çfarë bëri ndaj Realit, apo e patë Ronaldon ndaj Bajernit. Një i tillë bën diferencën.

Me humbjen e pësuar në Kukës, si i shihni llogaritë e Tiranës?

Nuk i kuptoj se çfarë llogarish bëjnë. Sipas meje, në kuadrin e llogarive, Tirana duhet të merrte pikë në Kukës. Së pari, për vetë pozitat në kampionat dhe së dyti, për të futur edhe një herë Skënderbeu­n në garë. Në këtë mënyrë, përballja në Kupë mund të kishte një tjetër rivalitet, pasi Skënderbeu do të kishte dy kompeticio­ne, e për pasojë lodhje. Pra, mbase mund të mos kishte forcën e plotë.

Deri tani, Partizani ka mbajtur qëndrimin se është e vetme në garë

Le>oj gazetat dhe shoh trajnerë, që nga Sula (Starova) i pari dhe presidentë që deklarojnë se na kanë inat. Me të vërtetë që çuditem pasi flasin më shumë nëpër gazeta sesa në fushë. Për më tepër, dëgjoj që i vendosin fajin federatës. E për çfarë, për arbitrat: Për t'u kthyer te pyetja juaj, nuk e kuptoj çfarë kërkon Partizani kur deklaron që është e vetme9 Mos duan që t'ia falin titullin7 T'ia falin Starovës që flet nëpër gazeta duke thënë që e kanë inat7 Edhe ne, në kohën tonë, ishim më vetëm se kurrë dhe kemi luajtur e kemi fituar. Po pse vjen një qëndrim i tillë i trajnerëve?

Sepse këtu nuk ka kampionat. Ky është kampionati më i dobët që kam parë. Shohim vetëm trajnerë dhe presidentë që flasin dhe ankohen. Puna e vetme që bëjnë është të ankohen për gazetarët, të ankohen për arbitrat dhe të ankohen për federatën.

Por ka pasur gabime të rënda gjykimi gjatë këtij sezoni… Këta presidentë i kanë bërë kështu arbitrat, kush tjetër. Unë nuk e kuptoj se si skuadrat që duan titullin, Partizani, Skënderbeu apo Kukësi, kur nuk fitojnë dot me skuadrat e fundit të tabelës, ankohen për federatën. Nuk e ka fajin FSHF-ja për këtë. E ka fajin fakti që nuk fitojnë dot as në ndeshjet direkte. Kanë katër përballje mes tyre, t'i fitojnë nëse janë të zotë dhe të dalin kampionë. Secila prej tyre. Më fal që po e them, por ju gazetarët më mirë duhet ta lini punën. Le ta bëjnë trajnerët që dalin ankohen dhe ju akuzojnë edhe juve. Trajnerët, le të bëhen më mirë gazetarë.

Ankesat kryesore kanë qenë në lidhje me gabimet e arbitrave

Ka pasur edhe në kohën tonë gabime të arbitrave, nuk lindën sot. Po marr një shembull: vinte Lushnja në Tiranë dhe fitonte menjëherë penallti, por ama ne nuk ankoheshim. Shënonim katër apo pesë dhe fitonim. Të njëjtën logjikë edhe për situatën e sotme ku skuadrat kryesuese duhet të shënojnë pesë apo gjashtë, ama në fushën e lojës për forcën që kanë, jo si këta golat që dëgjojmë. Edhe neve na kanë pasur inat dhe i kemi pasur kundra, por kemi luajtur në fushë dhe e kemi treguar aty çdo gjë. Ido trajner apo president duhet ta kërkojë të keqen tek ekipi. Por, këtu një trajner largohet menjëherë nga puna pas dy humbjesh.

Në lidhje me mungesën e fitoreve, ju i bëtë një thirrje trajnerit Josa të dorëhiqej. I qëndroni?

Unë prandaj ia kam thënë Mirelit (Josës) atë fjalë, se e kam mik, mirëpo ai më bëri mua 'armik'. Tani, le të rrijë me ata miqtë që e duan shumë dhe që kur ikën e largojnë me shpulla. Unë gjithsesi e kam mik, e kam vëlla dhe prandaj flas. Ndërsa sot, edhe po të vijë një trajner tjetër, nuk ka çfarë të bëjë për Tiranën. As Murinjo dhe as më i miri nuk ka çfarë të bëjë.

Derbi i radhës e gjen Tiranën me një diferencë prej 30 pikësh nga Partizani. A kujtoni, gjatë gjithë jetës suaj, një rast të ngjashëm?

Me kaq shumë diferencë nuk ka ndodhur ndonjëherë­9

Sa rrezikon Tirana për mbijetesën, sipas jush?

Fare9 E kam thënë dhe e përsëris që Tirana nuk rrezikon. E them këtë, sepse ata që sot duken armiq, do ta ndihmojnë Tiranën që të mos dalë nga kategoria. As Vlorën dhe as ekipe të caktuara. As drejtues të Partizanit nuk duan që të dalë Tirana nga kategoria, apo ekipe si Vlora:

Ama, Tirana nuk fiton në kampionat prej 13 javësh… Gjithsesi, i qëndroj deklaratës që nuk rrezikon, duke parë pozitat e Laçit. Në rast se kjo e fundit do të ishte dy apo tri pikë më shumë, atëherë do të ishte ndryshe situata.

Si mund të ringrihet klubi i Tiranës për të kaluar problemet? Nuk e them për servilizëm, por në dorë e ka Halili. Më vjen keq për të sepse ka dhënë nga lekët e gjakut. Nëse do ai, e bën prapë Tiranën. Por jo i vetëm.

Në ç'kuptim, sepse ai është president i klubit?

Në kuptimin që ka shumë dashamirës dhe ai duhet t'i afrojë rreth klubit. Edhe ata që 'na kanë pasur inat', afrohen te ky klub sot. Si e prisni këtë përballje, këtë 90-minutësh?

Kur vjen puna te derbi, e shoh gjithmonë me emocione, me frikë dhe dridhem. E ndiej këtë ndeshje.

A ka mundësi Tirana që të thyejë tersin e 13 ndeshjeve pa fituar?

Dëshira ime ajo është, që ta thyejë dhe të fitojë. Por edhe Partizani nuk është mirë. Asnjë ekip nuk është i pathyeshëm. Në këtë ndeshje, me një logjikë të ftohtë, Tirana nuk ka çfarë të humbasë. Futet me një anë morale më të lehtësuar, ndërkohë që Partizani futet me 'peshë mbi shpinë', e thënë në gjuhën popullore. Mund të jetë faktor ndihmues.

A mund të bëni një parashikim?

Unë nuk jam prej atyre që duan të shkojë kupa në Kukës apo në Korçë. Sipas meje, më mirë të qëndrojë në kryeqytet. Në Tiranë, vetëm Partizani po lufton për titull, prandaj më mirë të rrijë këtu titulli.

Sa e shpëton sezonin e Tiranës Kupa e Shqipërisë? Skënderbeu është ekip më solid, kampione prej gjashtë vitesh. Për krahasim, si Barcelona ndaj Realit në përballjen e së dielës, që e tregoi forcën dhe eksperienc­ën e këtyre viteve të fundit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania