Panorama Sport (Albania)

Hoxha: Derbi i çuditshëm, Partizani i fiton të gjashta

"Kurrë nuk kam luajtur një takim të tillë me kaq diferencë"

- ILIR CARA

Kapiteni i Partizan it, Alban Ho > ha, pas ndeshjes me Teutën, në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport" vlerësoi trepikëshi­n, pasi duhej ruajtur ritmi me rivalët. Portieri pohoi se është mirë kur sulmuesit zhbllokohe­n njëkohësis­ht, pasi në këtë pjesë të sezonit kërkohet maksimumi dhe fitore në çdo takim. Sa i përket derbit të radhës, Ho>ha nuk preferoi që të merret me rezervimet që bënë bardheblut­ë në Kukës, por ai ia lë fushës dhe ka besim të plotë se Partizani do të fitojë. Kapiteni i të kuqve theksoi se kurrë më parë nuk ka luajtur një derbi me 30 pikë diferencë mes skuadrave, ndonëse takime të tilla nuk vendosen nga pozicionet në renditje. Për Ho > hën është momenti që "demat" të mos shikojnë se me kë luajnë, por të marrin vetëm fitore.

Alban, ndaj Teutës iu kundërpërg­jigjët rivalëve me një rezultat thuajse identik...

Normal që duhet të fitonim në këtë takim dhe në fund ruajtëm ritmin me rivalët. Ishte një rezultat i thellë, ku shënuam shumë gola, që do të na vlejnë për golavarazh­in. Këta gola na bëjnë mirë, por nuk duhet të pësonim. Gjithmonë jam mundur që të mos pësoj gola, por qëllon ndonjëherë që edhe ndëshkohes­h.

Mbrojtja e Partizanit shquhet për pësimin e pakët të golave, si ia dilni që të bëni më mirë se të tjerët?

Kjo është e vërtetë. Jemi mbrojtja më e mirë e kampionati­t, por ka momente që sikur shthuremi ndonjëherë. Po të shikosh golat që kemi pësuar nuk është se kanë ardhur nga loja e rrjedhshme e kundërshta­rit, por ka qenë më shumë si neglizhenc­ë e jona. Shpresoj që të ruajmë ritmin tonë deri në fund dhe të realizojmë suksesin.

Nga fitorja me Teutën, çfarë ju gëzon më shumë: trepikëshi me goleadë apo shpërthimi i repartit sulmues?

E mira është që në këtë pjesë të fundit të sezonit sulmuesit të jenë në formë, ndaj zhbllokimi i tyre është në të mirë të Partizanit. Sigurisht, na pëlqen trepikëshi që morëm dhe na del për detyrë që të mos gabojmë në asnjë takim deri në fund të kampionati­t.

Tirana rezervoi disa lojtarë në Kukës për t'i pasur të gatshëm për derbin. Ju si kapiten i Partizanit, si e shikoni këtë lëvizje të bardhebluv­e?

Nuk di çfarë të them për këtë gjë. Do ta tregojë fusha e lojës. Nëse do jemi të përgatitur për atë ndeshje, që sigurisht do të jemi të tillë, shpresoj ta kalojmë sa më lehtë derbin.

Derbet në këto sezonet e fundit kanë rezultuar si ndeshje të radhës për Partizanin, pasi keni 12 takime pa humbje. Mendoni se do të jetë i tillë edhe dueli i së premtes?

Ne kemi ecurinë tonë në kampionat, nuk duhet të shikojmë se kë kemi përpara. Normalisht që derbi ka specifikat e tij, megjithatë ne na duhet vetëm trepikëshi deri në

fund të sezonit. Pra, nuk shikojmë se kemi derbi, apo "R" apo "U" skuadër përballë, llogaritë e Partizanit janë vetëm trepikësha deri në javën e fundit.

Keni përjetuar ndonjë derbi ku dy skuadrat kanë diferencë 30- pikëshe njëra me tjetrën, në këtë rast Partizani 62 pikë, Tirana 32?

Kjo është hera e parë që ndodh me mua. Megjithatë, derbi gjithmonë ka qenë i bukur dhe i paparashik­ueshëm. Ka pasur momente ku pozicionet e skuadrave në renditje nuk kanë ndikuar fare në derbi, pasi në të tilla ndeshje motivimi vjen vetvetiu. Derbi tani luhet edhe për tifozët dhe kryeqyteti­n.

Skënderbeu apo Kukësi mbetet rivali më i frikshëm për Partizanin?

Të dy ekipet janë rivale të forta, por në fund do të shikojmë se kush do të jetë më i forti i këtij sezoni.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania