Panorama Sport (Albania)

Rrogat telenovelë, Idrizi: Ja si do ta zgjidhim

" ro!edurat janë burokratik­e, ndaj nevojitet privatizim­i"

- ERMAL SIKA

Drejtuesit e klubit të Flamurtari­t kanë komunikuar dje me lojtarët duke u bërë me dije se gjatë kësaj jave do të marrin pagat. Bëhet fjalë për likuidimin e lojtarëve për të gjitha rrogat, deri në muajin qershor. Po ashtu, për t'u theksuar është fakti se bashkë me to, drejtuesit do t'u japin lojtarëve edhe dy premiot, të cilat shkojnë 30 milionë lekë të vjetër. 20 milionë lekë i përkasin fitores me Luftëtarin, ndërsa 10 milionë lekë fitores me Vllazninë. "Nuk do të ketë asnjë masë ndëshkuese ndaj lojtarëve këtë sezon. Jam i kënaqur nga ata. Kanë luajtur një kampionat të vështirë dhe kanë zhvilluar ndeshje të bukura. Do të paguajmë këto ditë edhe muajin maj dhe qershor. Unë jam i kënaqur prej tyre dhe nuk do të ketë asnjë masë ndëshkuese, nuk do të mbahet as 10Z që është klauzolë në kontratë për mosarritje objektivi, do t'ua jap. Nuk ka pse të ketë ndëshkime", ka thënë administra­tori Sinan Idrizi. PRO9:EMI

Por, për t'u theksuar është fakti se shpërndarj­a e pagave duket se mund të kalojë në ngërçin e disa kohëve më parë. Kjo për shkak se kompanitë turke, duke qenë se nuk janë pronare të klubit, e kanë të vështirë të bëjnë transferta­t e parave. Sinan Idrizi deklaroi se procesi i privatizim­it duhet të bëhet sa më shpejt. Idrizi tha se statusi aktual sjell probleme edhe në drejtim të shpërndarj­es së pagave. "Privatizim­i duhet që të bëhet sa më shpejt. Unë do të shpërndaj rrogat tani deri në qershor. Por të bëj këtë, duhet të ndjek disa procedura

që më sjellin vërdallë dhe kjo është një histori tjetër. Duhet që t'u marr firmë dhe deklaratë të gjithë lojtarëve, pasi më duhet që të vërtetoj se ku i çoj këto lekë dhe se për çfarë përdoren. Pra, shikojeni se në sa rrugë duhet të shkoj për të bërë një transfertë

bankare. Kështu nuk ka shanse që të vazhdohet më. Duhet privatizim i klubit", përfundoi Idrizi.

TEUTA

Flamurtari do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishm­e por edhe të vështirë në transfertë­n e Durrësit

përballë Teutës. Kuqezinjtë do të kërkojnë që të bëjnë më të mirën dhe maksimumin në këtë takim. Përballë do të jetë Gugash Magani, i cili e njeh mjaft mirë ekipin vlonjat, të cilin e ndërtoi vetë. Kjo gjë duket se i jep edhe më shumë pikë ekipit durrsak. Por, nga ana tjetër, edhe trajneri Duro pritet që të ndërtojë një ekip për të marrë maksimumin. Për ndeshjen e radhës me Teutën, vlonjatët do të kenë një ekip të plotë, pasi rikthehet edhe Donjet Shkodra, i cili ka munguar për shkaqe kartonësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania