Panorama Sport (Albania)

Ne(hipi: Të rinjtë mund të afirmohen

-

Zyrtarisht të rënë nga Superiorja, objektivi i vetëm i ekipit të Korabit drejtuar nga Ermal Nexhipi është promovimi i futbollist­ëve të rinj. "Këta djem kanë mundësinë të afirmohen në Superiore, por me sa duket nuk e kanë kuptuar këtë gjë se ku po luajnë. Rrallëherë u jepet një mundësi e tillë që lojtarë kaq të rinj dhe pa shumë përvojë të luajnë si titullarë në Superiore. Për ndeshjen me Vllazninë nuk presim gjë, pasi në dispozicio­n nuk kemi ndonjë kontingjen­t kushedi së çfarë. Por, me rikthimin e titullarëv­e do të mundohemi të bëjmë figurë të mirë të ndeshjet e mbetura. Gjithsesi, futbolli ndaj është i bukur, sepse ka edhe surpriza brenda tij", ka përfunduar Nexhipi. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania