Panorama Sport (Albania)

Mile tregon suksesin: Nuk kishim rivalë, e merituam

-

Pas dy sezoneve mungese, kuçovarët janë rikthyer përsëri në Kategorinë e Parë. Skuadra e ka siguruar ngjitjen tri ndeshje përpara përfundimi­t, teksa synon titullin simbolik kampion të Kategorisë së Dytë. Sipas teknikut Kristaq Mile, i cili e ka marrë drejtimin e skuadrës kuçovare përpara fillimit të sezonit, rikthimi në të Parën është një sukses i merituar. "Pa dyshim ngjitja është një sukses për skuadrën, ku ecuria ka qenë pozitive. Është një sukses i përbashkët, ku të gjithë kanë kontribuar për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Dua të falënderoj skuadrën, drejtuesit, por edhe tifozët që e kanë ndjekur vazhdimish­t skuadrën, edhe në ndeshjet në transfertë. Kategoria e Dytë, pavarësish­t nivelit inferior, ngelet i vështirë, ndaj duhet vlerësuar rikthimi në të Parën", u shpreh Mile. Arben Çepani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania