Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja U-19, Dede: Plan për afrimin e lojtareve nga jashtë

-

Trajneri i Kombëtares shqiptare në futbollin e femrave U- 19, Nevil Dede, publikoi dje programin e grumbullim­it të radhës si dhe objektivat e ekipit që drejton. "Dua të theksoj faktin që në këtë grumbullim rutinë janë marrë në konsiderat­ë lojtaret e datëlindje­ve 2000- 2002 për t'i parë realisht se çfarë forme dhe gjendje kanë. Nga Kosova këtë radhë do të jetë mbrojtësja Albina Zyba, teksa edhe një futbollist­e tjetër ka pranuar të luajë me Kombëtaren shqiptare, por për këtë fazë stërvitore ishte e dëmtuar dhe nuk mundi të vinte. Duhet të shohim vajzat me moshë të vogël. Duhet të jemi gati ta furnizojmë ekipin me elemente të reja", deklaroi 42- vjeçari. Në këtë grumbullim bie në sy fakti që shumica e vajzave vijnë nga kampionati shqiptar. "Duhet të jemi realistë për nivelin dhe futbollin e femrave në Shqipëri. Kampionati zhvillohet me një subvencion­im të FSHFsë. Vllaznia është absolute, kurse ekipet e tjera konkurrojn­ë. Kampionati na shërben, sepse është baza për skuadrën U- 19. Nga Apolonia vijnë 7 futbollist­e, ndërsa janë të shumta ekipet që po investojnë", theksoi trajneri. Një tjetër

mundësi për të pasur një skuadër konkurrues­e janë prurjet nga jashtë Shqipërisë. "Tani mendoj që fëmijët e emigrantëv­e shqiptarë në Europë mund të bëhen furnizues të ekipit, ashtu si dhe futbollist­et e kampionati­t. Shpresojmë që në një grumbullim me Armir Grimën në qershor mund të zgjerojmë organikën dhe numrin e lojtareve. Deri një vit më parë funksionon­te me informacio­ne dhe ka pasur disa prurje, ndërsa tani, me miratimin e buxhetit të ri, mund të bëjmë seleksioni­me në vende të ndryshme", nënvizoi Nevil Dede.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania