Panorama Sport (Albania)

Anelka, sherr me Domenekun për talentin Kilian Mbape

-

Kilian Mbape vazhdoi të tregojë talentin e tij edhe këtë të diel, kur u bë lojtari më i ri i këtij shekulli që shënon 14 gola në një prej 5 kampionate­ve kryesore të Europës me Monakon. Por forma e 18-vjeçarit ka ndihmuar për të rikthyer shkëndijat mes armiqve Nikolas Anelka dhe Rajmond Domenek. Ish-trajneri i Francës e krahasoi Mbapenë me Ronaldon në vitin 1996 dhe ai nuk e kurseu një thumbim për ish-sulmuesin e tij, të cilin gjatë Botërorit 2010 e dërgoi në shtëpi. "Mbape më kujton Ronaldon në Olimpiadën e 1996-ës, një lojtar i klasit botëror. I takon atij ta menaxhojë mirë veten. Ose të bëhet si Ronaldo, ose të përfundojë si Anelka", tha Domenek për "L'Equipe". Nuk vonoi përgjigjja e ish-sulmuesit: "Po, Mbape mund të jetë si unë, një prej më të mirëve në botë, apo si Ronaldo, një legjendë. Ose mund të ketë një karrierë si të Domenekut, një lojtar mesatar i Ligës 1, një trajner i U-21 që për 15 vite nuk fitoi asgjë, një i papunë prej 2010-ës dhe tani një opinionist në gazetën që i dha fund karrierës së tij të vogël si trajner".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania