Panorama Sport (Albania)

Lahm ëndërron fundin "perfekt", Bajerni kërkon për alternativ­a

-

Në përfundimi­n e karrierës, kapiteni gjerman Filip Lahm kërkon të fitojë me çdo kusht. "Gjithmonë është diçka e veçantë kur feston fitoren e titullit", ka thënë ai. Sipas kapitenit, skuadra e Dortmundit duhet eliminuar patjetër përpara 27 majit në Berlin. Katër herë janë ndeshur këto dy skuadra për kupë. Në këto katër sfida, në tri prej tyre skuadra bavareze ka mundur të triumfojë. Në gjysmëfina­len e vitit 2015, Lahm ka humbur një penallti si pasojë e rrëshqitje­s përpara finalizimi­t të saj. Për këtë sfidë ndaj Dortmundit kapiteni ka thënë se: "Nuk është momenti që të bëhemi sentimenta­lë. Kjo është një ndeshje e një rëndësie të lartë. Ndaj nuk do të ishte keq nëse do të mund të fitonim të paktën një titull". Por, nga ana tjetër, Lahm gjithashtu ka folur edhe mbi situatën në radhët bavareze si pasojë e dëmtimeve të shumta, që kanë trembur sadopak skuadrën. "Nuk është një situatë e mirë. Shumë prej lojtarëve janë të dëmtuar, por megjithatë pres që një pjesë e mirë e tyre të jenë të pranishëm ndaj Dormtundit", tha Lahm. Ndërsa për barazimin ndaj Maincit, kapiteni 33-vjeçar ironizoi: "Disa gjëra nuk shkuan siç duhej, por ne luajmë një gjysmëfina­le ndaj Dortmundit, ndaj jemi më se të lumtur dhe të motivuar. Për ata që nuk janë të motivuar, kanë zgjedhur profesioni­n e gabuar". Nga ana tjetër, fundi i karrierës së Lahm alarmon skuadrën bavareze për një zëvendësim të tij. Sipas drejtorit teknik të Bajernit, i cili ka qenë këtë javë në Londër për të ndjekur Çelsin me Totenhemin, një opsion i mirë do të ishte mbrojtësi i Totenhemit, Kajl Uoker. Kontrata e tij skadon në 2021, ndaj kartoni i tij bavarezëve do t'u kushtojë rreth 18 milionë euro.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania