Panorama Sport (Albania)

Matia De Shiljo, “Maldini i ri” që tradhton Milanin

! m lik het situata drejt fundit hist ria e tij ku ezi

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Milan- Empoli, minuta e 71-të, rezultati 0-2 për toskanët. Është ky momenti kur konsumohet fundi i marrëdhëni­es mes Matia De Shiljos dhe popullit kuqezi. Montela përpiqet të kthejë ndeshjen duke futur Okamposin në vend të kapitenit, të cilin publiku e "përcjell" mes vërshëllim­ash dhe ofendimesh. Shpesh tifozët e kanë shënjestru­ar 24vjetarin, por kurrë më parë si të dielën. Ndarja virtuale konsumohet menjëherë pas ndeshjes kur lojtari përballet me një tifoz. Fillimisht babai i mbrojtësit përpiqet të qetësojë agresorin, më pas edhe e ëma e lojtarit ndërhyn. Kur tifozi i acaruar sulmon zonjën në fjalë, atëherë De Shiljo del nga makina, por pa arritur në kontakt fizik. Lojtari rifutet në makinë dhe largohet nga zona e "San Siro"-s, teksa një shishe birrë godet rrotat e automjetit. Pas ndeshjes, në mbrojtje të kapitenit të tij doli edhe trajneri Montela, i cili deklaroi se shpesh tifozët e kanë etiketuar lojtarin si "kokë turku" dhe shkak i rezultatev­e të dobëta të kuqezinjve. Ndërkohë ajo që acaron më shumë mbështetës­it e "Djallit" është dhe dëshira e numrit 2 kuqezi që të mos zgjasë më tej kontratën që i skadon verën e ardhshme. Për të mos humbur në 2018-ën pa fituar asnjë qindarkë, Milani do të detyrohet në fund të sezonit që ta shesë, me shumë

mundësi te rivalët e Juventusit, ku duket se futbollist­i ka më shumë se një simpatizan­t (Alegriw) Prej dy sezonesh, ndoshta që kur filloi të luante në krahun e majtë, De Shiljo është pre e frikës për të gabuar. E vështirë të luash kur të mungon besimi i popullit tënd, ndaj lojtari duket se ka hyrë në një rreth vicioz nga i cili mund të dalë vetëm duke u larguar nga Milano. Situata duket e komproment­uar përfundimi­sht dhe Milani do të mundohet të arkëtojë rreth 10 milionë euro për kartonin e lojtarit, i cili etiketohej si një "Maldini i ri" vetëm ca kohë më parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania