Panorama Sport (Albania)

Ja lëvi2jet për ta rikthyer 3nterin në Kupat e Europës

-

Në sezonin e ardhshëm, për të gjashtin vit radhazi, Interi do të qëndrojë jashtë Ligës së Kampionëve dhe për të tretën herë në gjashtë vite rrezikon ta shohë Ligën e Europës nga divani. Për këtë krizë që, me sa duket nuk do të mbarojë kurrë, për të disatën herë duket se fajet do t'i marrë përsipër personi që ulet në pankinë, në këtë rast Stefano Pioli (që në rast humbjeje kundër Napolit mund të largohet përpara kohe nga pankina e Interit). Edhe pse zikaltrit kanë komunikuar se italiani nuk do të largohet, duket shumë e vështirë që Pioli të jetë trajner i Interit sezonin e ardhshëm. OPSIONET- Ndërkohë klubi zikaltër po fillon të studiojë opsionet e reja, profile me eksperienc­ë europiane: Pasi tentativat pa sukses për të firmosur me Antonio Konten dhe shpresat e pakta për të paguar klauzolën 20 milionë euro të Diego Simeones duket se zikaltrit do të kërkojnë me ngulm ta bindin trajnerin e Romës, Luçiano Spaleti, i cili në fund të sezonit do të largohet nga kryeqyteta­sit. Objektivi më i fundit për të marrë në drejtim zikaltrit është trajneri aktual i Monakos, Zhardim, por janë të pakta mundësitë që ai të largohet pas këtij sezoni spektakola­r me francezët. Drejtuesit shohin si opsion edhe Marko Silvën, i cili ishte shumë pranë zikaltërve para se të vendosnin për Piolin, por ata i druhen përsëritje­s së aventurës së De Burit, i cili u shkarkua vetëm pak muaj pas mbërritjes te zikaltrit.

ADMINISTRA­TORI - Përpara se të vendoset për trajnerin e ardhshëm të zikaltërve, drejtuesit e Interit po mendojnë të afrojnë në ekip një administra­tor të deleguar dhe me shumë mundësi do të jetë Gabriele Oriali, i cili do të rikthehej në rolin e vjetër pas largimit në 2010.

MERKATO - Me shumë mundësi, Ivan Perisiç do të shitet në Angli, tek ekipi i Çelsit për 65 milionë euro. Pas largimit të kroatit, Interi do të hidhet në sulm për të afruar në skuadër dy mbrojtës krahu, një mbrojtës qendre, një mesfushor dhe një zëvendësue­s të Ikardit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania