Panorama Sport (Albania)

Masakrohet Skënderbeu, “burg” Salihit e Osmanit

Komisioni i Disiplinës, me dorë të hekurt për ndeshjen ndaj Kukësit Gerhard Takaj 1 muaj jashtë, futbollist­ët humbin edhe finalen

- OLSI TUJANI

Ndeshja e javës së shkuar ndaj Kukësit ka bërë që Skënderbeu të penalizohe­t në të dy kompeticio­net. Nëse verdikti i dhënë në fushën e lojës e nxori skuadrën korçare nga gara për titull dhe u mbyll matematiki­sht gara me Kukësin kampion, vendimet e dhëna ndikojnë edhe për Kupën e Shqipërisë në dëm të korçarëve.

VENDIMET - Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Disiplinës, skuadra korçare është ndëshkuar në të gjitha drejtimet. Gjobë për sjellje të tifozëve, përjashtim të dy lojtarëve, si dhe pezullim afatgjatë të menaxherit të skuadrës, Gerhard Takaj. Disiplina ka rënduar me dorë të hekurt përballë korçarëve në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur në javën e shkuar gjatë ndeshjes KukësiSkën­derbeu e zhvilluar në stadiumin "Zeqir Ymeri". Takim në të cilin skuadra korçare u mund në fushën e lojës mes polemikave për gjykimin, vendimet e të cilit sollën edhe irritimin e Salihit apo mbrojtësit Tefik Osmani.

NDËSHKIMET - Federata Shqiptare e Futbollit nuk është kursyer në ndëshkimet e dhëna kundër skuadrës korçare. Sulmuesi Hamdi Salihi, i irrituar për vendimet e arbitrit në fushën e lojës, bëri një veprim demonstrat­iv në shenjë proteste duke grisur kartonin e kuq të arbitrit kryesor Enea Jorgji. Në fushë, sulmuesi nuk mori ndëshkim, megjithëse iu drejtua dhomave të zhveshjes dhe u kthye sërish. Por Disiplina e ka ndëshkuar atë me dhjetë javë pezullim. Gjithashtu, ndëshkim të rëndë ka marrë edhe mbrojtësi Tefik Osmani, për kartonin e kuq të marrë dhe protestat ndaj gjyqtarit kryesor. Në momentet e tensionit, e gjithë pankina e korçarëve zbriti në fushën e lojës, për të protestuar

dhe për të kërkuar me forcë që të ndërmerrej veprim i drejtë për atë që ndodhi në fushë. Në bazë të veprimeve që janë bërë në momentet e tensionit, Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar menaxherin e skuadrës, Gerhard Takajn me 18 muaj pezullim, të cilit i ndalohet qëndrimi edhe në pankinë, apo në dhomat e zhveshjeve për këtë periudhë.

 ??  ?? Çast nga tensioni në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu
Çast nga tensioni në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania