Panorama Sport (Albania)

Nga Xhaja te Kola, ja kandidatët

-

Dy vendet e mbetura vakante për stemën e FIFA-s, që mund të bëhen edhe tre në rast se do të ruhet standardi edhe me Enea Jorgjin, bëjnë që kryesorët më "në zë" të vihen në radhë për të marrë stemat e mbetura. Prej tyre Juxhin Xhaja është pa diskutim kandidat, ndërkohë që edhe Emirjon Sino, Kridens Meta dhe Eldorian Hamiti presin gjithashtu në rast se do të marrin "bekimin" nga instancat e drejtuesve në komitete e arbitrimit dhe nga vetë krerët më të lartë të FSHF-së. Në hije gjatë kësaj periudhe për shkak të një operacioni të kryer ka qenë edhe Klajdi Kola, por kualifikim­et e ndryshme në turne të UEFA-s e bëjnë atë gjithashtu një nga kandidatët potencialë për të marrë një stemë të FIFA-s në janarin e ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania