Panorama Sport (Albania)

Edi Martini sulmon Bakajn

+-o të ishte .ela gjallë ose alteri president, a do largohej/+

- ADMIR URUÇI

Edi Martini ishte dy shues që kur Bakaj firmosi për Vllazninë. Ish-futbollist­i dhe trajneri shkodran asokohe pati thënë se Bakaj as katër ndeshje nuk do të luante me shkodranët. Menjëherë pas kësaj vërshuan kritikat për ish- sulmuesin duke e kritikuar se po e paragjykon­te lojtarin. Por dje, ai ka qenë i ashpër ndaj Bakajt dhe, nëpërmjet një statusi në "Facebook", Martini është shprehur: "Shumë njerëz më kritikuan për Bakajn kur erdhi te Vllaznia. Po tashmë shokë e miq më jepni të drejtë për çka kam thënë. Erdhi, bëri stërvitje, mori lekë e u kënaq dhe tash më bën burrin e mirë. A thua e kishte bërë këtë punë ky nëse do kishte qenë gjallë Myftari (Çela), apo të ishte Valteri?". ÇFARË PATI THËNË NË FILLIM

"Bakaj te Vllaznia? Unë shpresoj që të jetë një ogur i mirë për shkodranët, por me karakterin që ka, unë besoj se as katër ndeshje nuk do të luajë. Kartonët e kuq dhe moskërkesa e llogarisë do të ndikojnë shumë, por unë shpresoj të jem i gabuari në fund", pat thënë Martini kur fantazisti u transferua te Vllaznia gjatë merkatos dimërore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania