Panorama Sport (Albania)

Nuk ka mungesa, por Josa "shkartis" grupin

-

Tirana nuk ka asnjë mungesë, përveç Gilman Likës që ka refuzuar që të luajë në Shkodër. Asion Daja është gati dhe mund të thuhet pa frikë që është titullar i padiskutue­shëm, bashkë me Karabecin e Akuan në mesfushë. Pjesa tjetër është pezull dhe ndoshta Mirel Josa po i ngatërron "kartat" për të mbajtur në tonus grupin. Por, kur dihet që organika e bardhebluv­e është e cunguar, gjasat janë që në mbrojtje të rreshtohen katërshja: Doka-Teqja- Turtulli- Hoxhallari dhe porta sigurisht që do të mbrohet nga Ilion Lika. Në sulm mbetet Ifeani Edeh, ndërsa në krahët e mesfushës janë Taku me Mervielin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania