Panorama Sport (Albania)

Branica: Na cilësuan të rënë, por arritëm vendin e katërt

-

Trajneri i skuadrës peqinase, Sokol Branica, në një prononcim për "Panorama Sport" bën rezymenë e sezonit që sapo përfundoi duke e cilësuar si shumë pozitive performanc­ën e Shkumbinit, për vetë objektivat e realizuar. "E nisëm kampionati­n mes shumë peripecive për shkak të largimit të një numri të madh futbollist­ësh dhe në fillim të sezonit na cilësonin si skuadra më e rrezikuar për të zbritur një kategori më poshtë. Megjithatë, falë punës, grintës dhe dëshirës së treguar nga djemtë ne arritëm që ta realizojmë objektivin kryesor që ishte mbijetesa, që në fund të fazës së dytë. Madje, për një periudhë të gjatë kohore, Shkumbini ka qenë pozicionua­r në vendin e tretë pas dy kryesuesve. Në përfundim të kampionati­t arritëm që të renditeshi­m në vendin e katërt dhe ky ishte një sukses për Shkumbinin", tha Branica. Fatmir Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania