Panorama Sport (Albania)

1 ! / % % > V %

-

Një emër i njohur në të shkuarën e Lacios për portën është Marko Balota. Ish-gardiani i bardhekalt­ërve ka analizuar edicionin aktual të Lacios dhe fjalën e ka nisur nga portieri shqiptar. Ai i ka thurur elozhe Thomas Strakoshës dhe ka deklaruar se e meriton të jetë titullar në sezonin e ardhshëm. "Strakosha ka bërë një sezon të shkëlqyer. Për fat të mirë, ai ka qenë në lartësinë e duhur sepse me problemet e shumta fizike që pati Marketi, Lacio do të kishte pasur shumë vështirësi në atë rol. Sezoni i ardhshëm duhet të nisë nga ai. Them që ka shfaqur mjaftueshë­m siguri", ka deklaruar Marko Balota për "lazionews2­4".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania