Panorama Sport (Albania)

Tri blerje dhe ndryshim të skemës, ja plani i Valverdes te Barcelona

-

Ernesto Valverde do të zyrtarizoh­et si trajner i Barcelonës ditën e hënë, kur do të firmosë për një kontratë 2-vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër. Dy ditë më parë, ai ndërpreu edhe marrëdhëni­en me klubin e Atletik Bilbaos, të cilin e drejtoi deri në fund të këtij edicioni. Gjithsesi, prej disa kohësh, 50- vjeçari ka nisur të mendojë edhe planin për drejtimin e katalanasv­e. Në bisedën që ka pasur me drejtuesit, tekniku u ka bërë të ditur se cilat janë pozicionet që kërkon përforcim, pasi ka në plan që të ndryshojë edhe rreshtimin e skuadrës në fushë. SKEMA - Valverde konsideroh­et si një "mjeshtër" i modulit 4-23-1, pasi e ka aplikuar pothuajse gjatë gjithë karrierës. Ai ka vendosur që të njëjtën filozofi të implemtojë edhe te Barcelona, duke përfituar edhe prej faktit që ka në dispozicio­n jo vetëm një finalizues të shkëlqyer si Suarez, por edhe mbështetës ideal si Nejmar e Mesi. Sipas tij, kjo skemë i jep ekipit më tepër stabilitet se sa ajo 4-3-3. PËRFORCIME­T - Së pari, ai do një mbrojtës të djathtë dhe i përzgjedhu­ri është Hektor Bejerin i Arsenalit. Barcelona do të paguajë mbi 30 milionë euro për të sig- uruar shërbimet e tij. Së dyti, kërkohet një mesfushor që të organizojë lojën dhe të luajë në qendër të mesfushës së bashku me Busketsin. Pasi kanë pasur vështirësi që të arrijnë te Marko Verrati, vetë Valverde u ka kërkuar që të marrin patjetër Herrerën e Mançester Junajtid, të cilin e njeh mirë edhe personalis­ht. Më tej, nevojitet edhe një lojtar që të bëjë diferencën në krah dhe duket se kanë vendosur që të "hapin thesin" për Kutinjon e Liverpulit. Edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën e katalanasv­e, duke qenë një skenar i besueshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania