Panorama Sport (Albania)

Tifozët e Milanit

-

Lajmi i rikthimit të Xhenaro Gatuzos te Milani si trajner i ekipit të rinjve i ka gëzuar tej mase tifozët e ekipit kuqezi. Ata janë shumë të lidhur me ish-mesfushori­n, falë asaj çfarë ai ka dhënë për klubin e Milanit. Tifozët e kanë shprehur gëzimin e këtij lajmi në rrjetet sociale, ku kanë thënë: "Rikthimi i Gatuzos, një dhuratë shumë e bukur për ne".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania