Panorama Sport (Albania)

Tifozi i çmendur pas Ibrës: Të jap gruan po rinovove

Surprizon sulmuesi: Rikthimi është çështje javësh

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Çfarë nuk do të bënte për të parë Zlatan Ibrahimovi­çin në qendër të sulmit të skuadrës së tij të zemrës. Mbrëmjen e së mërkurës, gjatë finales së Ligës së Europës, fituar 2- 0 nga Mançester Junajtid kundër Ajaksit, në tribunat e "Friends Arena" të Stokholmit shfaqej në një banderolë dedikuar suedezit ( i cili ndodhej në tribunë dhe jo në fushë për shkak të dëmtimit të rëndë) shumë interesant­e. Për të bindur Ibrën që të qëndronte në "Old Trafford" edhe sezonin e ardhshëm, një tifoz i "djajve" mbërriti deri në pikën sa t'i ofronte sulmuesit seks me gruan e tij. Mesazhi i shkruar në një banderolë të gjatë gati 4 metra shkruante: "Zlatan, qëndro dhe mund të p... gruan time". Reagimi i sulmuesit nuk pritej. I surprizuar nga oferta, Ibra u afrua dhe e bëri të pavdekshëm këtë çast, duke pozuar përballë fokusit të fotografëv­e. Përpara ndeshjes, 35- vjeçari kishte postuar edhe një video të atmosferës në stadium, me diçiturën: "Mirë se vini në Zlatan Arena". RIKTHIMI

"Unë punoj fort dhe do të rikthehem pas disa javësh", tha sulmuesi pas finales së fituar. I pyetur se në cilin klub ai do të rikthehej, Zlatan u përgjigj me humorin e tij të zakonshëm: "Ta shohim. Pyetje e bukur!" Veterani shënoi 28 gola për "djajtë" këtë sezon, përfshirë dy në Ligën e Europës dhe u përfol se ai do të ishte përkrah kapitenit Uejn Runi kur të ngrihej trofeu në "Friends Arena" të Stokholmit. Ai thotë se i vjen keq që nuk mundi dot të luante në këtë finale pas dëmtimit horror në gju në këtë kompeticio­n në ndeshjen kundër Anderlehti­t. "Më vjen keq që nuk munda të luaja në këtë ndeshje. Është normale, doja të isha në fushë, por kjo është situata. Unë kisha një tjetër rol, të mbështesja skuadrën dhe ajo që ka rëndësi është që fituam. Kjo është gjëja më e rëndësishm­e, sepse ky është një trofe kolektiv dhe jo individual. Ti fiton dhe humbet së bashku. Ne ngritëm një tjetër trofe, i cili është i treti këtë sezon nga 5 të mundshmit", përfundoi Ibra prononcimi­n e tij për "Sky Italia".

 ??  ??
 ??  ?? Ibra nuk mund t'i rezistonte një fotoje me këtë banderolë
Ibra nuk mund t'i rezistonte një fotoje me këtë banderolë
 ??  ?? Ibra feston me trofeun
e Ligës së Europës
Ibra feston me trofeun e Ligës së Europës
 ??  ?? Tifozi i ofron Zlatanit diçka personale në
këmbim të një tjetër viti në Mançester
Tifozi i ofron Zlatanit diçka personale në këmbim të një tjetër viti në Mançester
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania