Panorama Sport (Albania)

Zbulohet axhenda e zhvillimev­e të Bajernit gjatë verës

Përgatitje­t e skuadrës bavareze për fillimin e sezonit të ardhshëm

-

Së shpejti, në fillimin e muajit korrik, skuadra bavareze do të fillojë përgatitje­t për sezonin e ri të Bundesligë­s. Megjithatë, trajneri italian, Karlo Ançeloti, nuk është plotësisht i lumtur për këtë fakt. Menjëherë pas përfundimi­t të sezonit 2016- 2017 të Bundesligë­s, kanë nisur planet për sezonin e ardhshëm. Ai veror i skuadrës tashmë është i publikuar, duke nisur me një stërvitje në datën 1 korrik. Më pas, më datë 6 korrik, bavarezët do të luajnë një ndeshje stërvi tore në "Volfratsha­usen" rreth orës 06:30 pasdite. Pas tri ditësh, do të zhvillojnë një

ndeshje bamirësie në Erlagen. PROBLEMET E ANÇELOTIT Trajneri Ançeloti nuk ka qenë fort i lumtur me planet e klubit për këtë verë, sipas gjermanes "Sport Bild". Nga ana tjetër, pas largimit të trajnerit Pol Klement dhe me ardhjen e Herman Gerland, ai kërkon forcimin e marrëdhëni­eve

mes stafit dhe djalit të tij, Davide, i cili mban postin e asistentit, pasi, me sa duket, tradita e skuadrës është të caktojë ish- lojtarë të skuadrës si asistentë të trajnerit. NDESHJET E AZISË NDAJ ÇELSIT DHE ARSENALIT Gjithashtu, në planin veror të

skuadrës përfshihet edhe udhëtimi drejt Shangait, ku bavarezët do të marrin pjesë në ndeshjet testuese ndaj skuadrës së Arsenalit ( 19 korrik) dhe Milanit ( 22 korrik), ndjekur nga ato takimet në Singapor përballë Çlesit ( 25 korrik) dhe Interit ( 27 korrik). Në datën 5 gusht Bajerni do të luajë ndaj Dortmundit ose Frankfurti­t për Superkupën. Ndeshja e parë për Kupën e Gjermanisë do të caktohet mes datave 11 dhe 14, ndërsa në datën 18 bavarezët do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi për sezonin e ri të Bundesligë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania