Panorama Sport (Albania)

Roma në lot, tërhiqet Françesko Toti

Peroti blindon vendin e 2-të, Xhenoa nuk e prish festën e kapitenit

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Verdhekuqt­ë fitojnë me vështirësi në minutat e fundit duke siguruar fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Një Xhenoa e shpenguar luan dhe gati se nuk prish festën e Françesko Totit, por në fund vendos një gol i argjentina­sit Peroti për të çuar në delir të pranishmit në një "Olimpiko" të stërmbushu­r për ndeshjen e fundit të kapitenit. Me Napolin që fitonte 0-3 në Xhenova, djemtë e Spaletit nuk kishin rrugë tjetër përveç fitores. Falë Xhekos, kapitenit "të ri" De Rosi dhe argjentina­sit Peroti, kryeqyteta­sit sigurojnë tri pikë dhe vendin e dytë në kampionat falë një sprinti në fotofinish me Napolin e Hysajt. Lamtumira e Totit Maldini, Bufon, Baresi, Zaneti, Ramos, Gerrard dhe De Rosi, shokët dhe kundërshta­rët nderojnë një nga flamujt e fundit në botën e futbollit modern. Jo vetëm, miq, por edhe armiq, pa harruar trajner e masazhator­ë e këdo tjetër që dashuron futbollin dhe njeh mitin "Toti". Legjenda e verdhekuqë­ve ka lexuar një letër [përpara tifozëve të tij pas përfundimi­t të ndeshjes: "Ka qenë fanella ime e vetme. Është një vendim që e kam marrë së bashku me gruan dhe familjen time. Do qëndroja këtu edhe për 25 vite të tjera. Faleminder­it Roma, faleminder­it familja ime, dua të shkruaj një poezi për ju tifozët që keni qenë më mua gjithmonë, por nuk jam i zoti ta bëjë. Nuk arrij ta besojë që kanë kaluar 16 vite që nga koha kur fitonim skudeton. Dua t'ia dedikoj këtë letër të gjithë juve që thërrisnit Toti-gol. Këtë fanellë e vesha për herë të fundit, edhe pse nuk jam gati t'i jap lamtumirën klubit tim të zemrës. Dhe ndoshta nuk do jem kurrë gati. Të fikësh dritat nuk është aspak e lehtë. Tani kam frikë, nuk është njësoj si të gjuash një penallti. Tani kam nevojë për ndihmën dhe mbështetje­n tuaj. Ju dua të gjithëve dhe faleminder­it që keni qenë pran meje"

 ??  ??
 ??  ?? Françesko Toti etiketohet si " Koloseu"
Françesko Toti etiketohet si " Koloseu"
 ??  ?? Toti i përlotur gjatë festës së lamtumirës
Toti i përlotur gjatë festës së lamtumirës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania